Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2023, 13:56

Sa verë shesim në tregjet e huaja? - Produkti “Made in Albania” po fiton terren jashtë kufijve

Nga SCAN TV
Sa verë shesim në tregjet e huaja? - Produkti “Made in

Vera shqiptare është një tjetër produkt që po gjen çdo ditë e më shumë terren në tregjet e huaja, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe kujdesit që po i kushtojnë cilësisë së prodhimit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se gjatë periudhës Janar-Korrik 2023, eksporti i verës, mushtit të rrushit dhe vermuthit është rritur me 4.8 herë në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, gjatë 7 muajve janë eksportuar 41.5 ton sasi nga vetëm 8.6 ton që u eksportuan një vit më parë.  E përkthyer në vlerë monetare,  në 7 muaj të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve rezultojnë 4.5 herë më të larta, duke u regjistruar në afro 58 milionë lekë.

Megjithatë, potencialet për rritjen e mëtejshme të eksporteve por edhe për të orientuar konsumin e brendshëm drejt produkteve  vendase janë edhe më të larta.

Së fundmi, Shqipëria është bërë shteti i 50-të në botë i anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), gjë që do ti japë më shumë mundësi prodhuesve për të depërtuar më shumë në tregjet e huaja, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për tu njohur me kultivarë dhe teknologji të reja të prodhimit.

Po ashtu, ligji i ri i vreshtarisë i cili hyn në fuqi në vitin 2024, do të jetë një tjetër instrument në të mirë të sektorit, i cili do të vendosë rregulla të reja, kontroll të shtuar si dhe pritet të ndikojë në rritjen formalizimit, si problemi kryesor që vuan aktualisht sektori.

Eksporti i verës në 7 muaj

Sasi                             Vlerë

2022  8.6 ton                         13 milionë lekë

2023   41.5 ton                       58 milionë lekë

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......