Hoxha takon homologun gjerman Wadephul: Reformat, çelësi i të ardhmes evropiane të Shqipërisë

Në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul. Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
“Shpreha vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkroi Ministri Hoxha në rrjetin social X pas takimit.
Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas Hoxhës, agjenda ambicioze e reformave të Shqipërisë, dhe prioritetet në vijim të negociatave të anëtarësimit mbeten çelësi i së ardhmes sonë evropiane.
“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaron Ministri i Jashtëm.
Garë amerikanë për energjinë - Dy kompani të SHBA synojnë ndërtimin e sistemit të baterive në Kosovë
Gara për një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re. Dy kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar......
Forcohet besimi në ekonomi - BSH: Konsumatorët dhe ndërtimi më optimistë, ndërsa shërbimet ulin “vrullin” pas sezonit
Konsumatorët dhe bizneset në sektorin e ndërtimit kanë shfaqur besim të lartë në ekonomi gjatë muajit shtator. Kjo ka ndikuar në rritjen me 0.3 pikë të......
Profesionistët kërkojnë zë - APL: Më shumë organizim dhe përfaqësim në politikëbërje
Të organizohen më mirë dhe të kenë një zë më të fortë në vendimmarrje. Ky është apeli i Aleancës së Profesionistëve të Lirë, e cila mblodhi në një tavolinë të......
Ankand i ri për central diellor - Pas Karavastasë dhe Spitallës, synohet hapja e procedurës që do përfshijë dhe bateritë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon të hapë një ankand të ri për energjinë fotovoltaike në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.......
Mobilimi “shpejton” qiratë/ Qiramarrësit në Tiranë po shtojnë kërkesën për apartamente të mobiluara
Apartamentet e mobiluara po fitojnë avantazh në tregun e qirave në Tiranë, duke u dhënë pronarëve mundësinë që të gjejnë qiramarrës në një kohë më të shkurtër......
Sa para’ morën punët publike? - 8-mujori/ Rriten shpenzimet kapitale. Projektet kryesore, në financim
Buxheti i shtetit ka disbursuar 56.6 miliardë lekë për investime publike apo rreth 615 milionë euro gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Referuar të dhënave......
Ibrahimaj: Drejt tregut europian - Ministrja kërkon më shumë zbatim, tregti më të lehtë dhe investime në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi, ku......
Fondet e BE-së në rrezik? - Fitorja e AfD ngre debat për miliarda euro financime europiane
Një pretendim i përhapur në rrjetet sociale se Bashkimi Europian po përgatitet të ngrijë fondet për Saksoni-Anhalt, pas fitores së AfD-së në zgjedhjet e 6......

