Mjekët “arratisen” nga Europa - Të gjithë shkojnë në Lindjen e Mesme për paga më të mira

Tre muajt e fundit më shumë se 500 profesionistë të sektorit të shëndetësisë kanë deklaruar se janë të gatshëm të largohen nga Italia, vetëm ose me familjet e tyre, për të punuar në vendet arabe.
Ky trend ka kohë që ka nisur, por ka regjistruar një rritje prej 40% të kërkesave brenda 90 ditësh, ndoshta duke u ndikuar dhe nga tërheqja e Lindjes së Mesme të yjeve të futbollit botëror si Ronaldo, Neymar apo ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini. E sigurtë është se pagat arrijnë deri në 20 mijë dollarë në muaj plus dhe bonuset, një ofertë shumë joshëse në krahasim me atë që jep për monentin sistemi italian i shëndetësisë. Këto shifra kanë një peshë të rëndësishme në vendimin e mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, të cilët kanë zëvendësuar vende të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ato të Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër është dhe rritja e nevojës për mjekime e vendeve të Gjirit, ku popullsia shënon rritje dhe po përjetohet një proces fiziologjik i plakjes dhe mbi të gjitha është vendosur që të investohet rreth 10% e PBB-së në shëndetësi. Aktualisht, në Arabinë Saudite 90% e personelit shëndetësor janë me origjinë të huaj, në një kohë që Italia ka hapur dyert për profesionistë shëndetësorë nga Kuba.
Sipas të dhënave të Shoqatës së mjekëve me origjinë të huaj në Itali dhe Unionit mjekësor euro-mesdhetar, nga 450 profesionistë të shëndetësisë italianë dhe 50 europianë rezidentë në Itali që tremujorin e fundit kanë nisur të programojnë një punë në vendet e Gjirit, 250 janë mjekë specialistë, 150 janë infermierë dhe 100 janë mjekë të përgjithshëm, fizioterapistë, farmacistë dhe dietologë.
Parashikohet që deri në vitin 2030, Arabia Saudite do të ketë nevojë për 44 mijë mjekë dhe 88 mijë infermierë. Një injeksion masiv që do të shërbejë për të frenuar pjesërisht eksodin e 30 mijë pacientëve që po trajtohen jashtë vendit nga vendet e Gjirit në SHBA dhe Angli, Gjermani dhe Francë, me një shpenzim total prej mbi 20 miliardë dollarësh.
Specializimet më të kërkuara janë dermatologji, kirurgji e përgjithshme, mjekësi estetike, ortopedi, gastroenterologji, gjinekologji, pediatri, oftalmologji, urgjencë, kirurgji plastike, otorinolaringologji, stomatologji. Më pas, infermierë, fizioterapistë, farmacistë dhe dietologë të specializuar. Tarifat përfshijnë shërbimet dhe strehimin, regjistrimin në shkollë për fëmijët dhe lehtësimin e taksave: për mjekët ato variojnë nga 14 mijë deri në 20 mijë dollarë në muaj dhe për infermierët nga 3 mijë deri në 6 mijë dollarë. Në Arabinë Saudite mjekët më të paguar janë neurokirurgët, neurologët, ortopedët, mjekët e urgjencës, kirurgët plastikë, gjinekologët dhe pediatër. Gjithmonë ata me pasaportë të Bashkimit Europian.
Dorina Kurtaj / SCAN

“Loja” saudite dhe ruse me naftën - Zgjatet në kohë reduktimi i prodhimit, rriten çmimet
Arabia Saudite ka vendosur të zgjasë në kohë reduktimin e prodhimit të naftës me 1 milion fuçi në ditë dhe për tre muaj të tjerë, që nga tetori deri në fillim......

“Të luftojmë burokracitë për të shpëtuar Gjermaninë” - Fjalimi i fortë i Scholz në parlament për ekonominë e "sëmurë"
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje koalicionit qeverisës, opozitës demokratike dhe autoriteteve lokale që të bashkohen për të kapërcyer "mykun e......

“Nuk do të mbeteni pa biznes” -Scholz vlerëson ecuritë në panairin gjerman të makinave
Industria gjermane e makinave është nën presion, me çmimet e energjisë dhe politikat e jashtme që vënë në pikëpyetje vendet e prodhimit evropian, prodhuesit......

Raport i ri i super të pasurve nga kriptove - Ka vetëm gjashtë miliarderë të bitcoin në botë
Qindra miliona njerëz në mbarë botën kanë një formë të zotërimeve të kriptove, qoftë në bitcoin ose në një nga shumë monedha të tjera dixhitale. Për të qenë......

Venecia drejt tarifimit për vizitorët – Pritet hyrje me pagesë nga viti i ardhshëm
Venecia planifikon të eksperimentojë me një tarifë pranimi prej 5 eurosh për udhëtarët ditorë vitin e ardhshëm, në përpjekje për të menaxhuar fluksin e......

Kursi i këmbimit – Monedhat kryesore shohin rritje të vlerës
Dollari amerikan e ka nisur ditën me një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.6 lekë dhe duke u shitur me 101 lekë. Monedha europiane po ashtu ka......

“Të blesh gaz nga Rusia, imorale, por e pashmangshme” - Kancelari austriak Nehamer: Duhet të përmbush detyrimet e mia!
Kancelari austriak Karl Nehamer deklaroi se, blerja e gazit nga Rusia është moralisht e pakëndshme, por nuk mund të shmanget dhe kjo është detyra e tij si......

Akomodimi, Shqipëria kryeson rajonin - Regjistrojmë numrin më të lartë të ndërmarrjeve në këtë sektor duke lënë pas Serbinë
Sipas “Bifidex”, regjistri rajonal i biznesit, Shqipëria kryeson rajonin me numrin më të lartë të ndërmarrjeve në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor.......