Ministrja Kumbaro: Hapet thirrja për financimin e doktoraturave 2026, dyfishohet mbështetja

Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Financimit të Studimeve të Doktoraturës 2026, skema që synon të mbështesë studiuesit e rinj dhe të forcojë kërkimin shkencor në vend. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se këtë vit mbështetja për doktorantët dyfishohet krahasuar me vitin e kaluar, me vëmendje të veçantë ndaj fushave STEM dhe kërkimeve që mund të sjellin rezultate me vlerë për shkencën, ekonominë dhe politikat publike.
Programi zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, mbi parimin "Një thirrje, dy kategori, një standard kombëtar". Skema përfshin Doktoraturën Kërkimore Standarde dhe Doktoraturën Industriale, të cilat zhvillohen brenda të njëjtit kuadër kombëtar financimi, me standarde të unifikuara administrative, financiare, monitorimi dhe transparence. Doktoratura Industriale kërkon bashkëpunim të detyrueshëm dhe të verifikueshëm ndërmjet institucionit të arsimit të lartë dhe partnerit industrial.
Financimi synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin profesional të studiuesve të rinj, të rrisë cilësinë e formimit doktoral dhe të mbështesë kërkime të pavarura. Projektet duhet të bazohen në pyetje kërkimore të qarta dhe origjinale, metodologji të përshtatshme dhe rezultate të matshme.
Aplikimin e paraqet institucioni i akredituar i arsimit të lartë, i cili ka të drejtë të zhvillojë programe doktorature, në emër të studentit doktorant të regjistruar në programin përkatës. Dokumentacioni dorëzohet pranë AKKSHI-t, sipas procedurave dhe formateve të përcaktuara në dokumentet e thirrjes.
Aplikimet janë të hapura deri më 31 tetor 2026.Dokumentacioni i plotë, udhëzuesi dhe anekset për aplikim janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
“Tirana Fountain Plaza”, juria ndërkombëtare shpall fitues projektin e Bjarke Ingels Group
Juria ndërkombëtare ka shpallur fitues projektin e Bjarke Ignes Group për rikualifikimin urban të Parkut “Rinia, një project I njohur ndryshe si “Tirana......
Asnjë lehtësim nga masat: Nafta e BE-së arrin rekord të ri prej 2.24 euro për litër
Çmimi mesatar i naftës në pompat e karburantit në të gjithë BE-në ka arritur një rekord prej 2.24 eurosh për litër, krahasuar me 1.59 euro që ishte para......
BE-ja kthen faqen për deficitin prej 27 miliardë dollarësh të Ukrainës, paratë u siguruan
Misteri mbi deficitin prej 27 miliardë dollarësh të Ukrainës mori fund papritur të enjten, ndërsa Komisioni Evropian konfirmoi se nevojat financiare dhe......
Hoxha takon homologun gjerman Wadephul: Reformat, çelësi i të ardhmes evropiane të Shqipërisë
Në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me......
Garë amerikanë për energjinë - Dy kompani të SHBA synojnë ndërtimin e sistemit të baterive në Kosovë
Gara për një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re. Dy kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar......
Forcohet besimi në ekonomi - BSH: Konsumatorët dhe ndërtimi më optimistë, ndërsa shërbimet ulin “vrullin” pas sezonit
Konsumatorët dhe bizneset në sektorin e ndërtimit kanë shfaqur besim të lartë në ekonomi gjatë muajit shtator. Kjo ka ndikuar në rritjen me 0.3 pikë të......
Profesionistët kërkojnë zë - APL: Më shumë organizim dhe përfaqësim në politikëbërje
Të organizohen më mirë dhe të kenë një zë më të fortë në vendimmarrje. Ky është apeli i Aleancës së Profesionistëve të Lirë, e cila mblodhi në një tavolinë të......
Ankand i ri për central diellor - Pas Karavastasë dhe Spitallës, synohet hapja e procedurës që do përfshijë dhe bateritë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon të hapë një ankand të ri për energjinë fotovoltaike në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.......

