Shqipëria Postuar më 1 October 2026, 18:16

“Tirana Fountain Plaza”, juria ndërkombëtare shpall fitues projektin e Bjarke Ingels Group

Nga Scan TV

“Tirana Fountain Plaza”, juria ndërkombëtare shpall fitues

Juria ndërkombëtare ka shpallur fitues projektin e Bjarke Ignes Group për rikualifikimin urban të Parkut “Rinia, një project I njohur ndryshe si “Tirana Fountain Plaza”. Paraditen e sotme 5 studoi të njohura ndërkombëatre garuan mes tyre për këtë projekt. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e projekteve nga 5 kompani arkitekturore.  

Dy prej kompanive në garë qenë daneze, dy të tjera janë franceze dhe një spanjolle. Në fillim të prezantimeve kreu i qeverisë  tha se qëllimi është që kjo hapësirë të zhvillohet bazuar tek nevojat e Tiranës së sotme.

“Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine që ka nevojë të transformohet për të plotësuar nevojat e një qyteti që nuk është më ai që ishte në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në fund të viteve ’70, kur u ndërtua Tajvani, as në vitet e para 2000, kur Tajvani rimori një tjetër volum, por jemi në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë më të mëdha.

Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, është një projekt që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth”, tha Rama. 

Rama mohoi se projekti do të dëmtojë parkun “Rinia” dhe do të zhdukë hapësirat e gjelbra të kryeqytetit. “Është shumë e qartë edhe në perimetrin e përcaktuar nga konkursi, që çdo gjë duhet të ndikojë në rigjenerimin e vetë parkut, pa prekur asgjë që natyra ka si prani, por duke shtuar”, shtoi Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat