Europa Postuar më 5 Shtator 2023, 14:31

“Të blesh gaz nga Rusia, imorale, por e pashmangshme” - Kancelari austriak Nehamer: Duhet të përmbush detyrimet e mia!

Nga SCAN TV
“Të blesh gaz nga Rusia, imorale, por e pashmangshme” -

Kancelari austriak Karl Nehamer deklaroi se, blerja e gazit nga Rusia është moralisht e pakëndshme, por nuk mund të shmanget dhe kjo është detyra e tij si kancelar federal.

Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar Austria filloi të zvogëlojë varësinë e saj energjetike nga Rusia. Nehamer shtoi se prioriteti numër një mbetet siguria e furnizimit me energji. Nëse shkelet, sipas tij, prishet sistemi, prodhimi dhe furnizimi i njerëzve me energji elektrike. Pra, së pari po flitet për sigurimin e furnizimit me energji, theksoi ai.

Kancelari austriak sqaroi se kompania vendase e naftës dhe gazit OMV ka kontrata me Gazprom deri në vitin 2040 dhe një ndërprerje e njëanshme do t'i kushtonte Austrisë.

Kontrata aktuale për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës, që gjithashtu vjen në Austri, përfundon në fund të vitit 2024. Më herët, ish-kreu i OMV, tha se Austria duhet të përgatitet për faktin se nuk do të marrë gazin rus përmes Ukrainës pas përfundimit të kontratës së tranzitit.

Austria, ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, po blen ende pothuajse po aq gaz natyror nga Rusia sa para luftës në Ukrainë.

Gjermania, e cila merrte 55% të furnizimit të saj nga Rusia para luftës, tani nuk importon. Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke kanë ndalur, ose janë afër ndalimit të flukseve. Edhe Italia ka reduktuar vazhdimisht importet dhe premton të jetë pa gaz natyror rus deri në fund të këtij viti.

Në të kundërt, Austria, e cila merrte gati 80 % të gazit të saj nga Rusia përpara pushtimit, ende mori më shumë se gjysmën e totalit të saj nga Rusia në maj. “Për sa kohë që Rusia shet gaz, Austria do ta blejë atë”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike austriake OMV Group.

Austria, vendi i parë i Europës Perëndimore që nënshkroi një kontratë gazi me Bashkimin Sovjetik në vitin 1968, ka qenë për dekada të tëra e varur nga gazi i dërguar nga Rusia.

Një ndërprerje e menjëhershme do të çonte në shkatërrim ekonomik dhe papunësi masive, sipas kancelarit Karl Nehammer.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat