A po ulet varësia e Shqipërisë për drithëra nga importi? - Raporti midis prodhimit vendas dhe sasisë së blerë nga jashtë

Vendi ynë u prek ndjeshëm nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë gjatë vitit që kaloi e cila tronditi tregjet botërore dhe marrëveshjet tregtare. Një ndër shqetësimet më të mëdha ishte rritja e çmimit të grurit në veçanti dhe drithërave në tërësi, si dhe rreziku nga ndërprerja e furnizimit, çka shkaktoi panik tek konsumatorët, të cilët u detyruan të bëjnë furnizime rezervë. Për ti paraprirë një tjetër situate të tillë, Ministria e Bujqësisë ndërmori politikën mbështesë për fermerët vendas përmes subvencionimit me 30 mijë lekë për hektarë për kultivimin e grurit.
Me fondin e akorduar nga Ministria e Bujqësisë prej 500 milionë lekësh u synua, mbështetja e kultivimit të grurit për afro 16 660 hektarë tokë dhe rritja e prodhimit me 20 %. Por si ka ndryshuar varësia ndaj drithërave të importit gjatë këtyre viteve dhe a janë orientuar kompanitë e prodhimit të miellit drejt produktit vendas? Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për 7-mujorin Janar-Korrik 2023, tregojnë një rënie të varësisë ndaj shteteve të huaja sa i takon furnizimit me drithëra.
Konkretisht nëse do të marrim në analizë periudhën këtë periudhë që nga viti 2019, vihet re një rënie e sasisë së importuar. Ndërsa rënia është më e madhe nëse do t’i referohemi vitit pandemik 2020, ku importet, për shkak edhe të frikës nga mbyllja e kufijve, ka qenë më e larta. Konkretisht në janar-korrik të këtij viti janë importuar 130.3 mijë ton drithëra, me një vlerë totale prej 5.1 miliardë lekë, shifër kjo më e ulëta në 5 vite.
Ndërkohë, rënia e sasisë së blerë nga jashtë është vënë re edhe gjatë vitit 2022, ku rezulton sërish që të jetë shifra më e ulët e 5 viteve, e regjistruar në 241 mijë ton. Në krahasim me 2021 ku u importuan 326 mijë ton, rënia llogaritet në 85 mijë ton.
Ndërkohë Shqipëria ka rritur ndjeshëm prodhimin e drithërave, nga 684 mijë tonë në 2020, në 691 mijë tonë në 2021, dhe rritja ka vijuar edhe në 2022. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo ulje importi po kompensohet nga rritja e prodhimit vendas.
Nëse do të marrim në krahasim shifrat zyrtare të prodhimit dhe të importit për 2021, rezulton se importi zë 32 % të kërkesës vendase për drithëra, shifër kjo e cila në 2020 ka qenë 35% dhe që vijon të jetë në rënie në 2022.
Importi i drithërave ndër vite, 7-mujor
2019 184.7 mijë ton
2020 219.5 mijë ton
2021 159 mijë ton
2022 135.4 mijë ton
2023 130.3 mijë ton
Elisabeta Dosku/ SCAN

Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim - Rritja ekonomike po “mbytet”. Konsumi dhe investimet e huaja po bien
Rreth tre javë më parë, presidenti amerikan Biden e krahasoi Kinën me një "bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale", duke iu referuar patologjive të saj......

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë - Çmimet në sektor u rritën me 4.7% në 3-mujorin e dytë. Ndikuan materialet dhe energjia
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%,......

Korrik, dominon kredia për tregti e riparim makinash - Fluksi i huave të reja, në rënie të dukshme krahasuar me qershorin
Ndërsa kredia e dhënë nga bankat për bizneset ka shënuar rënie të flukseve gjatë korrikut, në rritje të fortë është vetëm grupi “Tregtia me shumicë dhe me......

Ç’ndodh me AMF deri në zgjedhjen e kryetarit të ri - Funksionet mbulohen nga Nëndrejtori Ekzekutiv, Qeveria propozon emrin e ri
Tre vjet pas emërimit të Ervin Metes në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbetet pa drejtues për shkak të......

“Lulëzojnë” minierat e bakrit - AKBN: Nxirret 618 mijë ton mineral, nga 16 leje. Ja zonat me potencial për kërkime të reja
Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kombëtare......

Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën......

Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën
Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës......

iPhone i ri, karikues i ri: Apple i përkulet rregullave të BE-së
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin......