“Lulëzojnë” minierat e bakrit - AKBN: Nxirret 618 mijë ton mineral, nga 16 leje. Ja zonat me potencial për kërkime të reja

Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Sipas AKBN në vitin 2021 u prodhua 618 mijë ton bakër apo 85% më shumë se një vit më parë. Kjo është sasia më e madhe e këtij minerali të prodhuar në Shqipëri, të paktën që nga viti 2005, që gjithsesi ishte në nivele shumë herë më të ulta.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se nga vitit 2010 - 2013 u shënua një rritje e nxjerrjes së bakrit, por më pas deri në vitin 2015 tendenca ishte gjithmonë në rënie, duke shkuar drejt zeros në vitet 2016 dhe 2017. Por, që prej vitit 2017 duket se ka filluar rivitalizimi i sektorit, duke arritur kulmin pikërisht në vitin 2021. Sipas AKBN deri në vitin raportues ishin aktive 16 licenca për shfrytëzimin e këtij minerali, ndërkohë që vendburimet e bakrit ndodhen në gjashtë rrethe e më konkretisht në Korçë, Mirditë, Pukë, Shkodër, Kukës dhe Has.
Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë sasinë e prodhimit dhe depozitat minerare, rrethet e Mirditës dhe Pukës paraqesin potencialin më të rëndësishëm të nxjerrjes së bakrit. Numri i lejeve aktive për nxjerrjen e bakrit përbën 2.7% të totalit të të gjithë lejeve minerare në vend. Ndërkaq, Sipas AKBN disa zona perspektive për kërkimin apo shfrytëzimin e bakrit mund të jenë në krah dhe në thellësi të vendburimeve të Munellës, Gurthit, Perlatit, Karmës dhe Rehovës.
Ola Mitre / SCAN

Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën......

Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën
Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës......

iPhone i ri, karikues i ri: Apple i përkulet rregullave të BE-së
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin......

‘Kim Jong Un pritet të takojë Putinin' – Qëllim kryesor shitja e armëve për përdorim në luftën në Ukrainë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti mund të vizitojë Rusinë për të takuar Vladimir Putin dhe për t'i shitur atij armë për t'i përdorur në luftën në......

Rriten me 30% kërkesat për azil në BE për 2023 - Rreth 41% e aplikimeve në shkallën e parë kanë marrë përgjigje pozitive
Kërkesat për azil të regjistruara në vendet e BE-së, Norvegji dhe Zvicër u rritën me pothuajse 30% gjatë gjysmës së parë të 2023, krahasuar me një vit më......

Marrëveshje Shqipëri - Kosovë / Lehtësohen procedurat në pikat e inspektimit kufitar, për produktet me origjinë joshtazore
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës,......

Kursi i këmbimit – Bien monedhat kryesore, dollari në rritje
Dollari amerikan e ka nisur ditën me një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane nga ana......

Profili/ Nga OSBE dhe Ministria e Mbrojtjes. Kush është Igli Hasani, i propozuar si ministër i Jashtëm
Igli Hasani është propozuar në detyrën e ministrit të Jashtëm. Hasani vjen nga një karrierë e gjatë diplomatike. Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në OSBE......