Rriten me 30% kërkesat për azil në BE për 2023 - Rreth 41% e aplikimeve në shkallën e parë kanë marrë përgjigje pozitive

Kërkesat për azil të regjistruara në vendet e BE-së, Norvegji dhe Zvicër u rritën me pothuajse 30% gjatë gjysmës së parë të 2023, krahasuar me një vit më parë.
Agjencia e Azilit të BE-së tha se kishte një rritje prej 28% nga viti në vit.
Rreth 519,000 kërkesa për azil u depozituan në këto 29 vende midis janarit dhe fundit të qershorit, tha agjencia, duke vlerësuar se "në trendet aktuale, aplikimet mund të tejkalojnë një milion deri në fund të vitit".
Aplikimet kryesore erdhën nga sirianë, afganë, venezuelianë, turq dhe kolumbianë, duke zënë 44% të kërkesave në total.
Aplikimet në gjysmën e parë të vitit janë në nivelin më të lartë për këtë periudhë të vitit që nga viti 2015-2016.
Gjatë asaj periudhe, një fluks refugjatësh në Evropë, veçanërisht i shkaktuar nga konflikti në Siri, bëri që kërkesat për azil të arrinin në 1.3 milion në 2015 dhe 1.2 milion në 2016.
Këtë vit deri më tani Gjermania ka marrë më shumë aplikime: 30% të totalit, pothuajse dy herë më shumë se Spanja (17%) dhe Franca (16%).
Agjencia thekson se, si rezultat i kësaj rritjeje, shumë vende evropiane "janë nën presion për të përpunuar aplikimet" dhe se numri i çështjeve në pritje të një vendimi është rritur me 34% krahasuar me vitin 2022.
Rreth 41% e aplikimeve në shkallën e parë kanë marrë përgjigje pozitive.
Përveç kësaj, rreth 4 milionë ukrainas që ikin nga pushtimi rus aktualisht po përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në BE.
SCAN
Sondazh

Marrëveshje Shqipëri - Kosovë / Lehtësohen procedurat në pikat e inspektimit kufitar, për produktet me origjinë joshtazore
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës,......

Kursi i këmbimit – Bien monedhat kryesore, dollari në rritje
Dollari amerikan e ka nisur ditën me një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane nga ana......

Profili/ Nga OSBE dhe Ministria e Mbrojtjes. Kush është Igli Hasani, i propozuar si ministër i Jashtëm
Igli Hasani është propozuar në detyrën e ministrit të Jashtëm. Hasani vjen nga një karrierë e gjatë diplomatike. Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në OSBE......

Profili/Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë
Albana Koçiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë. Koçiu mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të......

Nga Harvardi e LSE në krye të AMF/ Kush është ministri i ri i Financave, Ervin Mete
Ministri i ri i Financave, i propozuar nga kryeministri, Ervin Mete ka ushtruar prej majit 2020 detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të......

Ndryshime të forta në qeveri/ Vijnë Mete, Koçiu, Hasanaj e Mazniku. Ikin Krifca e Kushi
Qeveria do të ketë një përbërje të re, me një numër më të lartë të grave ne detyrat ekzekutive. Kryeministri Edi Rama ka propozuar si ministre të Shëndetësisë......

Europa është “kapur” nga një krizë e dyfishtë - Shefi i ekonomisë së BE, Gentiloni: Recesioni mund të shmanget!
Shefi i ekonomisë së BE-së deklaroi se Europa po përballet me një krizë të dyfishtë, por pavarësisht kësaj ajo mund të shmangë një recesion të mundshëm.......

Sa përfitoi bujqësia nga bumi i turistëve? - Rrapaj: U testuan fermerët informalë, kërkohen politika mbështetëse
Bumi turistik në vend gjatë sezonit veror ka bërë që në sektorin bujqësor këtë vit, përfitues të jenë ata fermerë të “padukshëm”, të paformalizuar, por që......