Nga Harvardi e LSE në krye të AMF/ Kush është ministri i ri i Financave, Ervin Mete

Ministri i ri i Financave, i propozuar nga kryeministri, Ervin Mete ka ushtruar prej majit 2020 detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.
Gjatë drejtimit të institucionit që mbikëqyr tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe pensionet private vullnetare, janë miratuar ligjet kryesore për tregjet financiare nën mbikëqyrje, të përafruar në masë të gjerë me Direktivat Evropiane. Mete mban pozicionin e negociatorit për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, i specializuar në të drejtë korporatash dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), në të drejtë fiskale, Z. Mete ka shërbyer më parë si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017.
Në këto funksione ka qenë përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mete ka qenë i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar. Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.
Sondazh

Ndryshime të forta në qeveri/ Vijnë Mete, Koçiu, Hasanaj e Mazniku. Ikin Krifca e Kushi
Qeveria do të ketë një përbërje të re, me një numër më të lartë të grave ne detyrat ekzekutive. Kryeministri Edi Rama ka propozuar si ministre të Shëndetësisë......

Europa është “kapur” nga një krizë e dyfishtë - Shefi i ekonomisë së BE, Gentiloni: Recesioni mund të shmanget!
Shefi i ekonomisë së BE-së deklaroi se Europa po përballet me një krizë të dyfishtë, por pavarësisht kësaj ajo mund të shmangë një recesion të mundshëm.......

Sa përfitoi bujqësia nga bumi i turistëve? - Rrapaj: U testuan fermerët informalë, kërkohen politika mbështetëse
Bumi turistik në vend gjatë sezonit veror ka bërë që në sektorin bujqësor këtë vit, përfitues të jenë ata fermerë të “padukshëm”, të paformalizuar, por që......

Aksidentet me makina, dëmshpërblimet rriten me 12.2% / Janar-korrik, kompanitë e sigurimeve paguan 26 milionë euro për të mbuluar dëmet
Vera e këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme volumit të dënshpërblimeve që kanë paguar kompanitë e sigurimit për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga......

OSHEE, më shumë para nga kamatvonesat / Në janar-qershor arkëtoi 557 mln lekë, 130 mln lekë më shumë se 6-mujori 2022
Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u rrit në 6 muajt e parë të këti viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Financim 361 mln lekë për rrugët e zonave turistike - FSHZH shpall fituesin, akset do përzgjidhen pas garës tenderuese
Me një ofertë prej 361 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur kompaninë fituese që do kryejë ndërhyrje në disa akse rrugore që lidhin zona turistike......

Taksa “surprizë” për bankat në Itali - Ministri i ekonomisë qetëson situatën: Mund të përmirësohet
Taksa e re e Italisë mbi fitimet bankare mund të përmirësohet, deklaroi ministri i ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke mohuar se vendosja e saj ishte e......

Kina i jep Rusisë miliarda dollarë hua - Bankat kineze shmangin sanksionet perëndimore
Bankat më të mëdha të Kinës po ofrojnë gjithnjë e më shumë mbështetje të konsiderueshme financiare për Rusinë ndërsa sanksionet vazhdojnë të ushtrojnë presion......