Financim 361 mln lekë për rrugët e zonave turistike - FSHZH shpall fituesin, akset do përzgjidhen pas garës tenderuese

Me një ofertë prej 361 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur kompaninë fituese që do kryejë ndërhyrje në disa akse rrugore që lidhin zona turistike dhe kanë potenciale për zhvillimin e ekonomisë. Tenderi u shpall në fillim të muajit korrik, ndërsa në afatin 3-javor për dorëzimin e ofertave në garë morën pjesë 24 kompani. Gjithsesi, 19 prej tyre u skualifikuan për mospërmbushje të kritereve, ndërkohë që nga 5 operatorët e kualifikuar fituese u shpall kompania ANK, që kishte vlerën më të ulët.
Tenderi i FSHZH u hap pasi ky i fundit i bëri thirrje Njësive të Qeverisjes Vendore për evidentimin në terren dhe projektimin e disa prej akseve rrugore, të cilat janë më problematikë për qarkullimin e automjeteve. Ndërkaq, sipas dokumenteve gjatë hapjes së garës, verifikimi në terren do të bëhet kryesisht për akset rrugore, të cilat lidhin zona turistike dhe që kanë potencial për zhvillimin e ekonomisë, segmente rrugore në zona urbane, në përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit lokal dhe rajonal.
Ndërkohë që, pas këtij verifikimi do të përzgjidhen segmente që paraqesin dëmtime të shtresave rrugore, gjendje teknike jashtë standartit, ku lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi si dhe konsiderohen akse me prioritet ngabashkitë për t’u rehabilituar. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, zbatimi i këtyre projekteve ka si qëllim të përmirësoje qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve, si dhe të rrisë sigurinë e lëvizjes.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Taksa “surprizë” për bankat në Itali - Ministri i ekonomisë qetëson situatën: Mund të përmirësohet
Taksa e re e Italisë mbi fitimet bankare mund të përmirësohet, deklaroi ministri i ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke mohuar se vendosja e saj ishte e......

Kina i jep Rusisë miliarda dollarë hua - Bankat kineze shmangin sanksionet perëndimore
Bankat më të mëdha të Kinës po ofrojnë gjithnjë e më shumë mbështetje të konsiderueshme financiare për Rusinë ndërsa sanksionet vazhdojnë të ushtrojnë presion......

Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për likuiditete - Bien flukset në të gjitha segmentet, në rritje vetëm huaja për kapital qarkullues
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në......

Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës - Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen......

Rënie me 6.7% e konsumit të energjisë në gjysmën e vitit – Humbja në shpërndarje bie gjithashtu me 8,1%
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia atribuoi rënien me 6.7% të konsumit të energjisë elektrike rritjes së......

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”
Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023,......

BMW dhe Mercedes prezantojnë modelet e reja elektrike – Nis sfida për të kapur Teslën me modele të reja
BMW dhe Mercedes po bëjnë shtytjen e tyre më të madhe deri më tani në makinat elektrike në një përpjekje për të shmangur konkurrencën në rritje nga lojtarët......

Inflacioni në Turqi shkon në 59% - Vështirësohet përballimi i kostos së jetesës për familjet në të gjithë vendin
Inflacioni arriti në 58.9% nga viti në vit në gusht në vend, më i larti që nga dhjetori 2022, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Ndërsa çmimet......