Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2023, 14:01

Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për likuiditete - Bien flukset në të gjitha segmentet, në rritje vetëm huaja për kapital qarkullues

Nga SCAN TV
Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për

Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në monedhën e përbashkët europiane në të gjithë segmentët e saj. Nga mbi 10 miliardë lekë në total, apo rreth 100 milionë euro në muajin qershor, kredia në euro për biznesin ka rënë 53 milionë euro në muajin korrik. Në rënie janë të gjithë zërat, përveç kredisë për kapital qarkulles. Bizneset kanë marrë një total prej më shumë se 11.6 milionë euro në korrik për të mbuluar nevojat për kapital qarkullues, nga 10.7 milionë euro në qershor. Në rënie të ndjeshme është edhe overdrafti.

Bankat kanë dhënë në muajin korrik një total prej mbi 22 milionë euro në formën e overdraftit. Flukset e tij për muajin qershor ishin shumë më të larta, në thuasje 38 milionë euro. Ndërkohë që në rënie shumë të fortë është kredia për blerje pasurish të paluajtshme. Nga 39.6 milionë euro në qrshor, fluksi mujor i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme ka rënë në 12.8 milionë euro për muajin korrik. Rënia është shumë e fortë edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik 2022, fluksi mujor i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme nga ana e bizneseve ishte 18.2 milionë euro. Rënie më të moderuar ka shënuar kredia për blerje paisjesh, që rezulton rreth 7.4 milionë euro në muajin korrik, nga thuajse 11 milionë euro në muajin parardhës.

Në masë të konsiderueshme, frenimi i kredisë në euro për biznesin vjen për shkak të rritjes së normave të interesit në ndjekje të rritjes së normave referencë në tregun ndërkombëtar. Interesi mesatar i kredisë së re në euro për bizneset rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e dytë, nga 5.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Rritja e interesave ka qenë më e theksuar tek kreditë e vogla (deri në 250 mijë euro) dhe ato të mesme (250 mijë deri në 1 mln euro). Në krahasim me vitin e kaluar, interesi mesatar i kredive në euro për bizneset është rreth 1.3 pikë përqindje më i lartë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat