Shqipëria Postuar më 1 October 2026, 21:43

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump dhe ironizon: U detyrova ta bëj me IA

Nga Scan TV

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump dhe ironizon: U detyrova ta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ai dhe bashkëshortja e tij, Linda, gjatë vizitës në SHBA në një takim me Presidentin amerikan Donald Trump. Kryeministri nuk ka munguar të ironizojë duke thënë se fotografi është bërë me Inteligjencë Artificiale. “"Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit", ka shkruar Rama krahas fotografisë” ka shkruar Rama një tekst bashkëngjitur fotos.

Javën e kaluar kryeministri Edi Rama ishte në SHBA në një vizitë disaditore, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat