Shqipëria Postuar më 1 October 2026, 22:04

Energjia e rinovueshme, Karakaçi takon prodhuesit: Sfidë rrjeti i transmetimit 

Nga Scan TV

Energjia e rinovueshme, Karakaçi takon prodhuesit: Sfidë rrjeti i

Rritja e shpejtë e prodhimit të energjisë së rinovueshme sjell sfida për rrjetin e transmetimit dhe nevojën për financime shtesë në të. Ministri i Transportit dhe Energjisë Enea Karakaçi, për këtë qëllim ka patur një takim të zgjeruar me prodhues, politikanë dhe drejtues të institucioneve. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale ministri bën të ditur se:

Ditën e sotme kishim takim me prodhuesit e energjisë elektrike, deputetë të komisionit të burimeve natyrore dhe drejtues të institucioneve të sektorit energjetik. Diskutuam për zhvillimet e reja në sektor dhe sfidat që sjell rritja e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Theksova se tashmë me ligjin e ri, Shqipëria është përafruar më tej me rregullat europiane të tregut të energjisë, duke krijuar më shumë mundësi për integrimin ne trëgjet rajonale dhe evropiane. Po ashtu diskutuam edhe për rritjen e investimeve në energjinë e rinovueshme. Aktualisht janë rreth 700 megavat kapacitete burime fotovoltaike në operim, ndërsa 1000 mega të tjerë janë në proces ndërtimi, ose në faza procedurash. Po rritet edhe interesi për sistemet e baterive dhe depozitimit të energjisë. Ndërkohë një lajm i mirë për të gjithë prodhuesit e energjisë është se vazhdojnë planet për zgjerimin e kapaciteteve energjetike. Po punojmë bashkë me BERZH për një ankand të ri për energjinë fotovoltaike që këtë herë do të jetë bashkë me bateritë.

Kjo rritje sigurisht që sjell një sfidë të rëndësishme, rrjeti i transmetimit nuk është ndërtuar për këtë nivel të ri prodhimi. Në disa zona kapaciteti i rrjetit është pranë kufirit dhe kërkohen investime të konsiderueshme. Në takim pata mundësi të shpreh shqetësimin sa i përket financimit të këtyre investimeve. Theksova se nuk është e drejtë që e gjithë barra të bjerë mbi konsunmatorin shqiptar, aq më tepër që energjia është prodhuar për eksport në rrjetet rajonale dhe europiane. Për këtë arsye po shqyrtojmë edhe modele financimi sipas Bashkimit Europian”, bën të ditur ministri Karakaçi. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat