Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës - Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin

Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen në bazë të vlerës së tregut dhe reforma do të shtrihet në të gjithë vendin. Por çfarë e ka vonuar këtë proces deri më tani dhe pse nuk ka funksionuar siç duhet mbledhja e taksës së pasurisë?
Referuar një raporti të fundit të Ministrisë së Financave, mbi monitorimin dhe menaxhimin e financave publike, “reforma për taksën mbi pronën është vonuar për shkak të ngjarjeve të paparashikuara, duke iu referuar në këtë rast tërmetit dhe pandemisë dhe për rrjedhojë gjatë vitit 2020 Ministria e Financave dhe Ekonomisë, SIDA dhe Agjencia Shtetërore e Taksave kanë arritur një marrëveshje me qëllim shtyrjen e agjendës së reformës për taksën mbi pronën me dy vjet”.
Po ashtu në raport thuhet se edhe pse gjatë vitit 2019-ës, nisi tatimi mbi pronën në bazë të vlerës së zonës fiskale për ndërtesat, duke qene se projekti është i zgjatur, procesi i vlerësimit nuk është kryer ende për shkak të mungesës së cilësisë së të dhënave ose mungesës së të dhënave.
“Faji” për mos mbledhjen e taksave siç duhet, duket se bie mbi bashkitë. Raporti citon se sistemi i Teknologjisë së Informacionit (TI) është përmirësuar dhe do të jetë gati për taksim. Në këtë aspekt, në vitin 2021 ka filluar një proces pilot në disa prej bashkive, ku janë zhvilluar trajnime për stafin e tyre. Gjatë vitit 2022, funksionalitetet e sistemit të TI-së janë përmirësuar dhe mbështesin taksimin e pronës. Taksimi i parë i ndërtesave nga sistemi nuk është bërë, kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit të bashkive në regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave në sistem dhe për shkak të cilësisë së ulët të të dhënave.
Përsa i përket ndërgjegjësimit të tatimpaguesve mbi detyrimet e tyre për tatimin e pronës, thuhet se u krijua dhe u arrit aksesimi i faqes së internetit të tatimit në Pronë. Gjithashtu, u vendosën në dispozicion materialet informuese.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Rënie me 6.7% e konsumit të energjisë në gjysmën e vitit – Humbja në shpërndarje bie gjithashtu me 8,1%
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia atribuoi rënien me 6.7% të konsumit të energjisë elektrike rritjes së......

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”
Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023,......

BMW dhe Mercedes prezantojnë modelet e reja elektrike – Nis sfida për të kapur Teslën me modele të reja
BMW dhe Mercedes po bëjnë shtytjen e tyre më të madhe deri më tani në makinat elektrike në një përpjekje për të shmangur konkurrencën në rritje nga lojtarët......

Inflacioni në Turqi shkon në 59% - Vështirësohet përballimi i kostos së jetesës për familjet në të gjithë vendin
Inflacioni arriti në 58.9% nga viti në vit në gusht në vend, më i larti që nga dhjetori 2022, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Ndërsa çmimet......

Kursi i këmbimit – Si e nisët valutat këtë javë?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane ka parë......

Emiratet e Bashkuara Arabe, interes për rritjen e investimeve në Shqipëri, zv.kryeministrja Balluku: Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues
Zëvëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.......

Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë
Disa sipërmarrës ëndërrojnë biznese që i bëjnë ata miliarderë praktikisht brenda natës, ndërsa të tjerët punojnë për dekada për t'u bashkuar në ‘klubin me tre......

Shpikjet dhe zbulimet aksidentale që janë bërë ndër vite
Çdo ditë në mbarë botën ndodhin ndryshime të mëdha përfshirë edhe shpikje apo zbulomë të reja. Shumë prej këtyre shpikjeve janë të qëllimshme, por disa prej......