Emiratet e Bashkuara Arabe, interes për rritjen e investimeve në Shqipëri, zv.kryeministrja Balluku: Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues
Zëvëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zëvëndëskryeministrja është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve, HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare.
Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28.
Më tej, vijon zëvëndëskryeministrja Balluku, kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë , por dhe për rajonin , në prani dhe të Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marrë gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe” ka deklaruar Balluku.
Sondazh

Sa kohë ju është dashur disa nga njerëzve më të pasur në botë që të bëhen miliarderë
Disa sipërmarrës ëndërrojnë biznese që i bëjnë ata miliarderë praktikisht brenda natës, ndërsa të tjerët punojnë për dekada për t'u bashkuar në ‘klubin me tre......

Shpikjet dhe zbulimet aksidentale që janë bërë ndër vite
Çdo ditë në mbarë botën ndodhin ndryshime të mëdha përfshirë edhe shpikje apo zbulomë të reja. Shumë prej këtyre shpikjeve janë të qëllimshme, por disa prej......

Sa kohë njerëzit shpenzojnë duke bërë gjëra në jetën e tyre / Studim Britanik
Në Mbretërinë e Bashkuar, jetëgjatësia mesatare është 79.5 vjeç, kjo është ekuivalente me 954 muaj, ose 29037 ditë, ose 696882 orë. Studimi tregon se sa......

Ja disa nga gabimet e përditshme të cilat dëmtojnë telefonin tuaj
Gjëra të vogla që bëjmë në një ditë të rregullt mund të ndikojnë tek telefonat tanë në mënyra të ndryshme dhe me pasoja reale. Telefoni është një pajisje tepër......

7 shenjat që tregojnë se po shpenzoni para kot
Pavarësisht nëse e keni lejuar "zvarritjen e stilit të jetës" ose thjesht po paguani për gjëra që nuk ju nevojiten apo nuk i përdorni në fund këto shpenzime......

Nga koleksionistët e shushunjave deri tek trokitësit – Punët më të çuditshme ndër vite që nuk ekzistojnë më
BussinesInsider Duke përdorur listën e klasifikimit profesional të Byrosë së Punës, nga viti 1850 dhe disa hulumtime, ka gjetur disa profesione të çuditshme......

Djathi më i shtrenjtë në botë - Thyhet rekordi botëror, 32 mijë euro për 2 kg!
Kohët e fundit djathi blu spanjoll “Cabrales” hyri në librin e rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë sepse arriti një çmim prej 32 mijë euro për dy......

Shtohen centralet diellore në prodhim - Kapaciteti arrin në 40 MW, 0.77% e energjisë totale u prodhua nga fotovoltaikët
Gjysma e parë e vitit 2023 ka shënuar zhvillime në drejtim të prodhimit të energjisë nga dielli, duke qenë se disa centrale të rinj hynë në prodhim. Sipas të......