Djathi më i shtrenjtë në botë - Thyhet rekordi botëror, 32 mijë euro për 2 kg!

Kohët e fundit djathi blu spanjoll “Cabrales” hyri në librin e rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë sepse arriti një çmim prej 32 mijë euro për dy kilogram.
Prodhuesit shpjegojnë se bëhet fjalë për një djathë gjysmë të fortë me aromë të theksuar që piqet në shpellat malore të Asturias në veri të Spanjës dhe që pak para se të thyente këtë rekord, në konkursin e 51-të vjetor të djathit në Las Arenas, u shpall si ‘Cabrales’ më i mirë.
Personi që bleu këto dy kilogram u shpreh pas ankandit tha se nuk kishte rëndësi se sa paguante për të, sepse ishte i magjepsur nga pasioni i prodhuesve vendas. Çmimi i lartë i këtij djathi arsyetohet më së shumti nga procesi i mundimshëm i prodhimit të tij. Prodhuesit vendas shprehen se djathi i shtrenjtë bëhet nga qumështi i lopës, ose një përzierje e qumështit të lopës, deles dhe dhisë, që fillimisht duhet të vjetërohet për të paktën katër muaj në shpellat malore në rajonin e Cabrales që ndodhet në Parkun Kombëtar ‘Picos de Europa’.
Djathi është pjekur për tetë muaj në një shpellë në një lartësi prej 1.400 metra në temperaturë prej 7 gradë Celsius. Pas përfundimit të procesit të pjekjes, ky djath transportohet në këmbë poshtë malit në rrugën më të afërt, nga e cila më pas kthehet në fermë dhe përgatitet për shitje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shtohen centralet diellore në prodhim - Kapaciteti arrin në 40 MW, 0.77% e energjisë totale u prodhua nga fotovoltaikët
Gjysma e parë e vitit 2023 ka shënuar zhvillime në drejtim të prodhimit të energjisë nga dielli, duke qenë se disa centrale të rinj hynë në prodhim. Sipas të......

Qeveria gjermane, 32 mld euro stimuj ekonomisë - Sektori i industrisë, kontroll për çmimet e energjisë elektrike!
Qeveria gjermane po përgatit një paketë masash tatimore me vlerë 32 miliardë euro për të stimuluar ekonominë e lëkundur. Sektori i industrisë paralajmëroi se......

Mikrofinanca preferon huatë në lekë kundrejt euros - 297 mijë mikrokredi në një vit. Bujqësia, sektori më i kredituar pasuar nga tregtia
Sektori i mikrofinancës ka shënuar rezultate pozitive përtej vështirësive që po shënojnë tregjet financiare. Në harkun kohor të një viti, sektori ka rritur......

OPEC, rekord të ri për prodhimin e naftës në gusht - Pavarësisht humbjeve nga Irani shënohet niveli më i lartë nga 2018
Prodhimi i naftës të OPEC është rritur këtë muaj në nivelin më të lartë që nga 2018 pasi prodhimi libian u rikuperua dhe eksportet jugore të Irakut arritën një......

Sa shpenzohet për të papunët? - 418 përfitues hyjnë çdo muaj në skemën e pagesës së papunësisë
Individët të cilët kanë të paktën 12 muaj të punësuar dhe që ndërpresin marrëdhëniet e punës, kanë të drejtë të përfitojnë pagesë papunësie. Kjo pagesë, varion......

SHBA, 12 mld USD për prodhuesit e automjeteve - Objektivi, makinat elektrike dhe ato të avancuara
Administrata amerikane po ofron 12 miliardë dollarë grante dhe kredi për prodhuesit dhe furnizuesit e automjeteve për të rinovuar impiantet e tyre për të......

Kredi 110.8 mln euro për politikat e zhvillimit - Taksat dhe energjia, huaja nga IBRD bazohet në veprime që tashmë janë ndërmarrë
Qeveria shqiptare ka marrë një kredi prej 110.8 mln euro nga Banka Ndërkombëatre për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus politikat e zhvillimit. Sipas tekstit të......

Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet - Në total regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë
Qytetarët e BE-së po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje që janë të lidhura me internetin, sipas raportit të publikuar nga Eurostat. Në vitin 2022, më......