Kredi 110.8 mln euro për politikat e zhvillimit - Taksat dhe energjia, huaja nga IBRD bazohet në veprime që tashmë janë ndërmarrë

Qeveria shqiptare ka marrë një kredi prej 110.8 mln euro nga Banka Ndërkombëatre për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus politikat e zhvillimit. Sipas tekstit të marrëveshjes së huasë “Rezistenca e parë në Shqipëri dhe zhvillimi i gjelbër”, financimi bazohet në veprime që tashmë qeveria shqiptare i ka ndërmarrë, si dhe në mbajtjen e një politike makroekonomike të përshtatshme. Mbështetja përfshin 3 drejtime, teksa për secilin prej tyre përmenden hapat e ndërmarrë deri më tani nga qeveria, kryesisht përmes miratimit të ndryshimeve ligjore.
Drejtimi i parë përfshin forcimin e qendrueshëmërisë së qeverisë dhe familjeve. Këtu përfshihen nismat e ndërmarra për zgjerimin e bazës së taksimit, përmirësimi i raportimit të riskut fiskal në buxhetin e shtetit apo rritja e përshtatshmërisë klimatike të investimeve publike. Drejtimi i dytë përfshin forcimin e kuadrit të tregut energjetik dhe rritjen e energjisë së rinovueshme dhe eficiencës së energjisë.
Këtu përfshihen hapat e ndërmarrë për rritjen dhe diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, tregtimi i energjisë në formë transparente dhe konkurruese, përmes operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike për tregun e ditës në avancë, apo masat detyruese për reduktimin e konsumit të energjisë në godinat publike. Ndërkohë që drejtimi i tretë i huasë përfshin mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimit e çlirimit të karbonit. Në këtë kuadër përmenden hapat e ndërmarrë për reduktimin e qeseve plastike dhe ngritjen e një sistemi për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë. Kredia do të disbursohet me një transh, ndërsa afati i likujdimit të saj është viti 2028.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet - Në total regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë
Qytetarët e BE-së po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje që janë të lidhura me internetin, sipas raportit të publikuar nga Eurostat. Në vitin 2022, më......

Familjet britanike paguhen për të reduktuar energjinë - Skema zvogëlon rrezikun për racionimin e saj në dimër
“National Grid” do të paguajë familjet dhe bizneset britanike për të reduktuar konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të pikut këtë dimër për të dytin vit......

Sa humbën eksportuesit nga Euro? - Studimi/ Diferenca të mëdha nga muaji në muaj, qershori shënoi -34.8 mln euro
Ndërsa kursi i këmbimit ka pasur luhatje të vazhdueshme muajve të fundit, ku monedha europiane preku fundin në raport me lekun, pasojat kanë qenë fatale për......

Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë - Letër zyrtare/ Masat për të amortizuar pasojat e humbjeve nga zhvlerësimi i Euros
Dëmet që zhvlerësimi i Euros ka shkaktuar tek bizneset eksportuese kanë bërë që këta të fundit të dalin me kërkesa të herë pas hershme ndaj Bankës së......

1 miliard euro nga lojrat e fatit online - Përfitimet e buxhetit të Holandës nga legalizimi
Legalizimi i lojrave të fatit online në Holandë ka dyfishuar të ardhurat e shtetit nga lojërat e fatit në pothuajse një miliard euro, sipas një raporti të......

Ndërtimi i urave, 51.6 mln euro kredi - Marrëveshja në Kuvend/ Fokusi, te veprat e rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet
Përveç kredisë prej 110.8 mln euro, një tjetër hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është marrë nga qeveria shqiptare. Marrëveshja ka......

Rritet ndjesia ekonomike, shkak kryesor ndërtimi - BSH: Besimi i konsumatorëve përsëri në rënie të lehtë, por mbi mesataren historike
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm për muajin gusht. Sipas vrojtimit periodik të sapopublikuar nga Banka e Shqipësë, ky......

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë
Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave......