Sa humbën eksportuesit nga Euro? - Studimi/ Diferenca të mëdha nga muaji në muaj, qershori shënoi -34.8 mln euro

Ndërsa kursi i këmbimit ka pasur luhatje të vazhdueshme muajve të fundit, ku monedha europiane preku fundin në raport me lekun, pasojat kanë qenë fatale për eksportuesit. Referuar studimit të hartuar dhe publikuar nga Zyra Unifikuese e Bizneseve Eksportuese, mbiçmimi i lekut ka bërë që ky sektor të humbasë miliona çdo muaj. Konkretisht, është marrë në analizë vlera në Euro e eksporteve shqiptare të ndara sipas muajve, vlerësuar përkatësisht me kursin e këmbimit për muajin përkatës dhe me kursin mesatar të këmbimit për vitin 2022, i përllogaritur në 118.92 Lekë/Euro. Për shkak të zhvlerësimit të vazhdueshëm të Euros pothuajse gjatë çdo muaji, rezulton një diferencë e dukshme ndërmjet vlerave të eksporteve në secilin prej muajve.
Për më tepër, duke filluar që nga Janari 2023, ku kjo diferencë llogaritet në vlerën 7,7 milionë Euro, diferenca ka ardhur gjithnjë e duke u thelluar, duke arritur hendekun më të madh në Qershor 2023 me -34,8 milionë Euro. Sipas studimit, kjo tendencë tregon për humbjet e vazhdueshme të eksportuesve shqiptarë të shkaktuar nga ndryshimet në kursin e këmbimit, duke indikuar pasoja të tjera negative socio-ekonomike, duke filluar që nga likuiditeti më i ulët i tyre për t’u furnizuar, reduktim në numrin e punonjësve, e përkthyer kjo në efekte të tjera zinxhir, si ulja e konsumit, ulja e investimeve, etj.
Artikujt e veshjes dhe rrobat plotësuese të thurura, si një nga kategoritë kryesore të mallrave të eksportuara nga Shqipëria, shfaqin të njëjtën dukuri sikurse totali i mallrave shqiptare të eksportuar drejt pjesës tjetër të botës, ku në muajin e fundit të periudhës së analizuar, Qershor 2023, kjo diferencë kap vlerën -2,3 milionë euro.
Kategoria e veshjeve të këmbës gjithashtu, shfaq tendencë për të thelluar hendekun e vlerës në euro që vjen si pasojë e ndryshimeve në kursin e këmbimit. Diferenca më e lartë arrihet në muajin Qershor 2023, konkretisht me rreth -4,4 milionë Euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë - Letër zyrtare/ Masat për të amortizuar pasojat e humbjeve nga zhvlerësimi i Euros
Dëmet që zhvlerësimi i Euros ka shkaktuar tek bizneset eksportuese kanë bërë që këta të fundit të dalin me kërkesa të herë pas hershme ndaj Bankës së......

1 miliard euro nga lojrat e fatit online - Përfitimet e buxhetit të Holandës nga legalizimi
Legalizimi i lojrave të fatit online në Holandë ka dyfishuar të ardhurat e shtetit nga lojërat e fatit në pothuajse një miliard euro, sipas një raporti të......

Ndërtimi i urave, 51.6 mln euro kredi - Marrëveshja në Kuvend/ Fokusi, te veprat e rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet
Përveç kredisë prej 110.8 mln euro, një tjetër hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është marrë nga qeveria shqiptare. Marrëveshja ka......

Rritet ndjesia ekonomike, shkak kryesor ndërtimi - BSH: Besimi i konsumatorëve përsëri në rënie të lehtë, por mbi mesataren historike
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm për muajin gusht. Sipas vrojtimit periodik të sapopublikuar nga Banka e Shqipësë, ky......

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë
Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave......

“Ushtria” e 600 mijë të pastrehëve në SHBA - Ana e errët e qyteteve të mëdha amerikane
Janë pothuajse 600 mijë çdo natë. Por, dhe gjatë ditës përfaqësojnë një prej plagëve sociale më të dukshme dhe të pamenaxhueshme të Shteteve të Bashkuara të......

Bien çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar - Shënojnë rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009
Çmimet e banesave janë 5.3% më të ulëta krahasuar me gushtin e vitit të kaluar në rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009, sipas Nationwide. Shoqëria e......

A e dini se ku është vendi më i largët në Tokë?
Planeti ynë ende mban mijëra sekrete, veçanërisht për njerëzit e zakonshëm. Ka vende të panjohura, ende për t'u zbuluar, dhe të tjera për të cilat ne dimë......