Rritet ndjesia ekonomike, shkak kryesor ndërtimi - BSH: Besimi i konsumatorëve përsëri në rënie të lehtë, por mbi mesataren historike

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm për muajin gusht. Sipas vrojtimit periodik të sapopublikuar nga Banka e Shqipësë, ky tregues shënoi nivelin 114.1 në muajin gusht, me rritje prej 2.1 pikësh në krahasim me muajin korrik, duke qëndruar 14.1 pikë mbi mesataren afatgjatë. Banka e Shqipërisë shpjegon se rritja u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Ndërkohë, besimi në bizneset e tregtisë dhe të industrisë, si dhe besimi konsumator regjistruan rënie.
Në themel të përmirësimit të ndjesisë ekonomike qëndron sektori i ndërtimit. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.1 pikë përqindje në muajin gusht. Ky tregues qëndron rreth 30 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje, ndërkohë që ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.
Treguesi i besimit në shërbimeu rrit ndjeshëm me 8.6 pikë përqindje në muajin gusht. Niveli i qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 24.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje të fortë. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë në rritje.
Ndërkaq, treguesi i besimit në tregti u tkurr me 2.8 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Në të kundërt, bizneset e sektorit presin një rritje të porosive dhe të ecurisë së biznesit në të ardhmen e afërt. Niveli aktual qëndron rreth 12.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rënie.
Por një prej treguesve më të rëndësishëm, ai i besimit konsumator vijoi të bjerë lehtësisht edhe në muajin gusht, me 0.5 pikë përqindje. Megjithë rënien e dy muajve të fundit, niveli aktual i treguesit mbetet 1.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Treguesi këtë muaj, u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë
Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave......

“Ushtria” e 600 mijë të pastrehëve në SHBA - Ana e errët e qyteteve të mëdha amerikane
Janë pothuajse 600 mijë çdo natë. Por, dhe gjatë ditës përfaqësojnë një prej plagëve sociale më të dukshme dhe të pamenaxhueshme të Shteteve të Bashkuara të......

Bien çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar - Shënojnë rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009
Çmimet e banesave janë 5.3% më të ulëta krahasuar me gushtin e vitit të kaluar në rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009, sipas Nationwide. Shoqëria e......

A e dini se ku është vendi më i largët në Tokë?
Planeti ynë ende mban mijëra sekrete, veçanërisht për njerëzit e zakonshëm. Ka vende të panjohura, ende për t'u zbuluar, dhe të tjera për të cilat ne dimë......

Procesi i zgjerimit - Ministrat e punëve të jashtme të BE-së thirrje për takim Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BE bënë thirrje për një takim me homologët e tyre nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet kandidate në bllok, deri në fund......

Kursi i këmbimit – Valutat kryesore sërish me rënie
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane ka parë një rënie......

Shtëpia e Bardhë: Bisedimet për armët e Koresë së Veriut dhe Rusisë po përparojnë në mënyrë aktive
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se negociatat për armët midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha Shtëpia e......

Franca kërkon çmim minimal për fluturimet evropiane – Ministri i Transportit, thirrje për taksimin e aktiviteteve ndotëse
Ministri i Transportit i Francës bëri thirrje për një çmim minimal për fluturimet e avionëve në Evropë për të luftuar ndryshimin e klimës. Ministri i......