Shqipëria Postuar më 1 Shtator 2023, 14:10

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë

Nga SCAN TV
Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8

Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave depozituese është rritur në 392,8 miliardë në fund të muajit korrik. Shtimi vit më vit pasqyron edhe më mirë trajektoren rritëse të parasë jashtë koropratave depozituese, nënsektor ku përfshihen të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita të transferueshme. Në korrik të vitit 2022, totali i parasë në qarkullim jashtë kororatave depozitueshe ishte 375 miliardë lekë, ose thuasje 17 miliardë më pak. Nga ana tjetër, ka ardhur në rënie për muajin korrik paraja e gjerë, ose siç njihet ndryshme Agregati M3 ku përfshihen paratë në qarkullim jashtë sistemit të korporatave depozituese, shtuar depozitat me afat në  në lekë të rezidentëve, plus të gjitha depozitat e llogaritë në valutë të jorezidentëve. Nga 1,682 miliardë lekë në janar të këti viti, në 1,622 trilionë në korrik. Rënia është e ndjeshme me rreth 60 miliardë lekë dhe ka të bëjë kryesisht me mbiçmimin e lekut në raport me valutat kryesore, veçanërisht monedhën e përbashkët europiane.

Sa për agregatin tjetër të rëndësishëm, M2, ku përfshihen paratë jashtë koropratave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, edhe ai ka shënuar rritje 936,7 miliardë lekë në qershor, në 938,8 miliardë në fund të korrikut.

Viti 2023 ka qenë mjaft i veçantë sa i përket parasë së gjerë në ekonominë shqiptare, për shkak flukseve shumë të larta të valutës, por edhe inflacionit, normës bazë të interesit dhe veçanërisht mbiçmimit të fortë të lekut me monedhën e përbashkët europiane, por edhe me valutat e tjera.

Zhvillimet shihen qartë në ecurinë e depozitave. Në verën e këtij viti ato rezultojnë 9.5% më të larta se një vit më parë, ndërkohë që kanë qënë depozitat në valutë ato që kanë dhënë kontributin kryesor në këtë zgjerim. Normat vjetore të rritjes së depozitave në valutë dhe atyre në lekë shënuan përmirësim në 15.9% dhe me 2.6% përkatësisht.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat