Bonot, apo obligacionet. Kush ra më shumë në 2023 - Zhvlerësimi më i fortë te instrumuentet 12-mujore e afatmesme, më e moderuar për afatgjatat

Rënia e normave të interesit të letrave me vlerë të Qeverisë është shtrirë te të gjitha maturitetet. Rënia është më e dukshme te bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor, norma e të cilave përdoret si referencë nga sistemi bankar, por tkurrje shumë të fortë kanë shënuar edhe interesat e obligacioneve afatgjata.
Rënia e yield-eve ka qenë e përgjithshme ndonëse më e dalluar tek yield-i 12-mujor. Me vonesa kohore normale, ajo është përcjellë më pas dhe tek maturitetet afatgjata.
Më specifikisht, bonot me afat maturimi tremujor janë ato që kanë shënuar rënien më të lehtë, nga 3.3% në janar të këtij viti, në 3% maj, ndërkohë që duhet theksuar se nuk ka pasur emetime të këtij instrumenti për periudhën qershor-korrik. Shumë më e fortë është rënia e bonove 6 mujore, yieldi i të cilave nga 4.57% në janar të këtij viti, ka rënë në 3.18% në qershor, duke humbur 30% të vlerës. Edhe më dramatike është rënia e bonove 12-mujore, yieldi i të cilave nga 5.18% në janar, rezulton 3.12% në korrik, me rënie prej 39%.
Të njëjtin fat kanë pësuar edhe obligacionet dyvjeçare, yieldi i të cilave nga 5.8% në janar të këtij viti, është zvogëluar në masën 33%, për të shkuar në 3.88 në korrik. Instrumenti i obligacioneve tre vjeccare nuk është emetuar në janar të këtij viti, por në fund të dhjetorit 2022, ky instrument shënoi normën mesatare të interesit 6.32, për të humbur deri në korrik 27% të vlerës kur yieldi mesatar rezulton 4.56%. diccka më e moderuar reulton rënia e obligacionit 5-vjeçar me kupon fiks, i cili nga 6.13% në janar, ka humbur 20% të vlerës, duke e mbyllur korrikun me yieldin mesatar 4.89%. i njëjtë është edhe fati i obligacioneve 7-vjeçare me kupon fiks, yieldi i të cilave ka humbur 13% të vlerës nga shkurti deri në qershor, duke rënë nga 6% në shkurt, në 5.21% në ankandin e fundit për këtë instrument të zhvilluar në muajin maj. Më e lartë ka qenë rënia e obligacionit 10-vjeçar me kupon fiks, yieldi mesatar i të cilit nga 7.6% në fund të korrikut ka rënë në 6% në muajin korrik duke humbur 21% të vlerës.
Diferencat e yield-it 12-mujor me normën bazë arritën nivele minimale në ankandet e verës, duke konfirmuar presionet e forta rënëse ndaj yieldeve veçanërisht këto muaj. Reduktimi i yield-eve është përcaktuar kryesisht nga kërkesat e mëdha konkurruese të investitorëve. Raporti mes kërkesës së tyre dhe ofertës së qeverisë mbetet i lartë edhe në tremujorin e dytë, të vitit megjithë njëfarë rënie të kërkesës në muajt korrik dhe gusht.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Projekte për rinovimin e godinave në 14 bashki dhe ngritja e databazës së konsumit energjetik
Pas anulimit, Agjencia për Eficiencën e Energjisë planfikon të rihapë tenderët, që kanë në fokus hartimin e projekteve për rinovimin me eficiencën energjie të......

Vetëm 7 vende nuk e kanë “shkelur” Shqipërinë - Habit Instat/1872 koreano-veriorë na vizituan në 7 muaj, më shumë se koreano-jugorët!
Në një kohë që Shqipëria është `dyndur` nga turistë të huaj këtë vit, si asnjëherë më parë, ka dhe nga ato shtete që e kanë `shpërfillur` tërësisht. Më......

Mbiprodhimi i ullirit, nxjerr jashtë loje markat e huaja - Bie importi i vajit të ullirit me 8 herë, konsumatorët preferojnë produktin vendas
Rritja e prodhimit të ullirit me 39 për qind përgjatë vitit që lamë pas, dhe rrjedhimisht edhe e vajit të ullirit, përtej faktit që uli ndjeshëm çmimin e......

Bien flukset hyrëse të kredisë në euro, për çfarë u mor - Përgjysmohet huaja për apartamente, rritje minimale për mallra të qëndrueshme
Kredia në euro ka shënuar frenim të fortë në muajin korrik, në nivelet me të ulëta që prej vitit të shkuar. Banka e Shqipërisë ka publikuar flukset hyrëse......

6-mujor i “bollshëm” për KESH - Mbiprodhimi, nga shitja e energjisë. U gjeneruan 40.4 mln euro të ardhura
Mbiprodhimi i energjisë në Kaskadën e Drinit favorizoi shitjet në gjysmën e parë të këtij viti, teksa të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë......

Nis faza e parë e regjistrimeve në TBU - Më shumë interes se një vit më pare. Kryeson Administrim Biznesi dhe IT
Tirana Business University ka qënë zgjedhje e shumë maturantëve për studimet e larta në këtë sezon të ri akademik. Administratori Altin Sholla tregon se ka......

A i duhet më Europës gazi rus? - Kina, Spanja dhe Belgjika vendet që importojnë më shumë
Rusia mund të eksportojë sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm – LNG, në BE këtë vit, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të eliminuar gradualisht burimet......

Të “arratisesh” nga Gjermania - Gjithmonë e më shumë kompani industriale po largohen
Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, gjithnjë e më shumë kompani industriale po planifikojnë të largohen nga Gjermania, kryesisht për shkak të çmimeve......