Të “arratisesh” nga Gjermania - Gjithmonë e më shumë kompani industriale po largohen

Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, gjithnjë e më shumë kompani industriale po planifikojnë të largohen nga Gjermania, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike.
Pothuajse një e treta e kompanive që morën pjesë në hulumtim janë duke i zhvendosur fabrikat e tyre jashtë vendit, po reduktojnë prodhimin në vend, ose kanë plane për të bërë dicka të tillë brenda një kohe të shkurtër.
Sipas të dhënave të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHK, në krahasim me vitin e kaluar numri i kompanive që kanë marrë një vemdim të tillë, është dyfishuar.
Zhvendosjet më së shpeshti planifikohen nga kompani me 500 ose më shumë punonjës: 43 % janë duke përgatitur ose tashmë i kanë zhvendosur kapacitetet e tyre jashtë vendit. Këto kompani janë shpesh të lidhura ngushtë me vende të tjera dhe përballen me konkurrencë veçanërisht të ashpër.
Shqetësimet e kompanive për konkurrencën e tyre janë rritur në mënyrë dramatike, sipas të dhënave të konfirmuara zyrtarisht. Biznesmenët kanë shumë pak besim në politikën energjetike të qeverisë gjermane. Shumë nuk presin përmirësim në afat të mesëm dhe afatgjatë.
Kompanitë po e zhvendosin prodhimin në SHBA, për shembull, sepse qeveria amerikane ka miratuar një program të subvencioneve ekonomike me vlerë miliarda dollarë. Por, ka edhe zhvendosje të prodhimit apo ndërtimit të kapaciteteve të reja në Francë, ku çmimi i energjisë elektrike për industrinë është më i ulët.
Sondazh

Zvicra i shpall “luftë” pastrimit të parave - Po hartohen rregulla më të rrepta kundër fenomenit
Zvicra po harton rregulla të reja për të forcuar boshllëqet në ligjet kundër pastrimit të parave, duke i konsideruar avokatët dhe konsulentët përgjegjës për......

Bota, në alarm për mungesën e ujit - Europa më e kërcënuara, por asnjë vend nuk është imun
Thatësira dhe zjarret që goditën Europën Jugore këtë verë janë shenjat më të dukshme të një problemi kompleks dhe të rrënjosur të mungesës së ujit që po bëhet......

Kursi i këmbimit – Ja sa shkëmbehen sot monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 100.2 lekë. Monedha europiane ka qëndruar......

Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ministrja Balluku: Ka të bëjë me dy fakte optimiste për vendin.Politikat kanë dhënë rezultatet e para
“Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e......

Shtrenjtohen kamatëvonesat për bizneset - Detyrimet tatimore përtej afatit, 2023-shi arrin përqindjen më të lartë të aplikuar në 8 vjet
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në 3 % në muajin mars, përpos efekteve që ka sjellë në shtrenjtimin e kredive, ka rritur edhe......

Bonot e mbyllin verën në nivele minimale - Norma 3.15%. Prani më e lartë investitorësh, por pa efekt
Bonot e thesarit kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale, thuajse pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë, duke konfirmuar trendin rënës......

Brexit, Britania shtyn kontrollet kufitare me BE - Ishte vendosur 31 tetori, por procesi do të nisë në vitin 2024
Qeveria britanike deklaroi se do të shtyjë vendosjen e kontrolleve kufitare pas Brexit për ushqimet dhe produktet e freskëta nga Bashkimi Europian, duke shtyrë......

Zhvlerësimi i euros “përmbys” depozitat - Në rënie për të 6-tin muaj me radhë. Tkurren me 1.2% në Korrik
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë për të gjashtin muaj me radhë gjatë Korrikut, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat......