Shtrenjtohen kamatëvonesat për bizneset - Detyrimet tatimore përtej afatit, 2023-shi arrin përqindjen më të lartë të aplikuar në 8 vjet

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në 3 % në muajin mars, përpos efekteve që ka sjellë në shtrenjtimin e kredive, ka rritur edhe penalitetet ndaj bizneseve. Bëhet fjalë për ato subjekte të cilat nuk paguajnë detyrimet tatimore në afatet e përcaktuara.
Sipas ligjit në fuqi për “Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 76, “Kur detyrimi tatimor nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar që, për periudhën nga afati i pagesës deri në datën e pagesës së tatimit, të paguajë kamatëvonesë për këtë shumë. Sipas pikës 3, të po këtij neni “Masa e kamatëvonesës, sipas ligjit të sipërcituar, është 120 për qind e shkallës së interesit ndërbankar të Bankës së Shqipërisë, që përcaktohet çdo tremujor, në bazë të shkallës mesatare të tremujorit paraardhës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon dhe përditëson në faqen zyrtare të internetit normën e interesit që aplikon për llogaritjen e kamatëvonesës.
Kështu, nëse do të bëjmë një analizë ndër vite, referuar përditësimeve të bëra nga administrata tatimore, duke nisur që nga 2016 dhe në vijim, vihet re se përqindja e llogaritjes së kamatëvonesave ndaj bizneset, në 2023-shin arrin vlerën më të lartë, e regjistruar në 8.4 për qind. Rritja ka qenë graduale nga Korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, ndërsa norma më e ulët është aplikuar nga fundviti i 2020-ës deri në fund të 2021 me 5.4 %.
Sipas ligjit në fuqi, kamatëvonesa paguhet në çdo rrethanë dhe nuk mund të hiqet nga administrata tatimore, as të ankimohet, me përjashtim të rasteve kur ka gabime në llogaritje ose kur detyrimi tatimor, për të cilin zbatohet, ndryshon.
Normat e interesit për llogaritjen e kamatvonesave
Norma e interesit 18.10.2016 - 6.3 %
Norma e interesit 05.10.2017 - 6.3%
Norma e interesit 26.10.2018 - 6%
Norma e interesit 29.10.2019 - 6%
Norma e interesit 10.11.2020 5.4%
Norma e interesit 19.10.2021 5.4%
Norma e interesit 22.10.2022 - 6.66%
Norma e interesit 06.07.2023 - 8.4%
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bonot e mbyllin verën në nivele minimale - Norma 3.15%. Prani më e lartë investitorësh, por pa efekt
Bonot e thesarit kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale, thuajse pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë, duke konfirmuar trendin rënës......

Brexit, Britania shtyn kontrollet kufitare me BE - Ishte vendosur 31 tetori, por procesi do të nisë në vitin 2024
Qeveria britanike deklaroi se do të shtyjë vendosjen e kontrolleve kufitare pas Brexit për ushqimet dhe produktet e freskëta nga Bashkimi Europian, duke shtyrë......

Zhvlerësimi i euros “përmbys” depozitat - Në rënie për të 6-tin muaj me radhë. Tkurren me 1.2% në Korrik
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë për të gjashtin muaj me radhë gjatë Korrikut, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat......

Zgjerime kolosale të aeroporteve në Dubai - Kostoja për vendin dhe pasojat për klimën
“Aeroporti i dytë” i Dubait mund të presë deri në 250 milionë pasagjerë në vit deri në vitin 2050. Ndërsa trafiku ajror në vend po lulëzon, dy aeroportet e......

Pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike - FMN: Do të rrisin numrin e viktimave nga konfliktet
Ndryshimet klimatike ka të ngjarë të përkeqësojnë konfliktet në vendet e konsideruara të brishta dhe që janë të shkatërruara nga lufta, duke rezultuar në norma......

“Vrull” lejesh ndërtimi për banesa - Tirana rekord për sipërfaqe dhe vlerë, Durrësi kryeson për numër
Lejet e dhëna për ndërtim në të gjithë vendin, në tremujorin e dytë të vitit, janë rritur me 50.1 për qind, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2023. Sipas të......

Bankat amerikane rrisin kufirin e borxhit - 70 miliardë dollarë për të zbutur pasojat e falimentimeve
Bankat e mëdha rajonale do të duhet të lëshojnë rreth 70 miliardë dollarë borxh të ri sipas një rregulli të ri të propozuar nga rregullatorët bankar të......

Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro për Qendrën Dixhitale, infrastrukturë, programe e sisteme IT
Agjencia shtetërore e Kadastrës mbetet edhe këtë vit një prej më të buxhetuarave nga Qeveria. Ajo do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit rreth 60......