“Vrull” lejesh ndërtimi për banesa - Tirana rekord për sipërfaqe dhe vlerë, Durrësi kryeson për numër

Lejet e dhëna për ndërtim në të gjithë vendin, në tremujorin e dytë të vitit, janë rritur me 50.1 për qind, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2023. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë muajve Prill-Qershor 2023 janë dhënë në total 509 leje për ndërtesa të reja.
Sa i takon strukturës së lejeve të dhëna nga 61 bashkitë, peshën kryesore e mbajnë ndërtimet për banim me 73.6 për qind, ndërsa 15.3 për qind janë ndertës atë tjera jo rezidente dhe 11.1 për qind punime inxhinierike.
Nëse do të bëjmë një analizë sipas qarqeve, referuar numrit të lejeve të dhëna, rezulton se Durrësi mbanë vendin e parë me 156 leje, ndjekur nga Tirana, ndjekur nga Tirana me 138 leje, ndërsa Kukësi rezulton qarku me më pak leje të miratuara.
Ndërsa nëse do ti referohemi sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja, Tirana renditet në vendin e parë, me rreth 460 mijë metra katror, shifër kjo rekord të paktën që nga tremujori i dytë i 2022-shit. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike të dhëna në kryeqytet për tre muaj, llogaritet në 16 miliardë lekë, shumë më e lartë se çdo qark tjetër, kjo edhe për shkak se edhe vlera e pronës në Tiranë dhe çmimet e referencës janë më të larta.
Ndërkohë sipërfaqen më të ulët të ndërtesave e regjistron Gjirokastra dhe ndërsa vlerën më të ulët Shkodra.
Në tremujorin e dytë 2023, vlera e përafërt totale e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24,4 miliardë lekë, nga 25,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2022, duke shënuar një ulje prej 5,8 % .
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bankat amerikane rrisin kufirin e borxhit - 70 miliardë dollarë për të zbutur pasojat e falimentimeve
Bankat e mëdha rajonale do të duhet të lëshojnë rreth 70 miliardë dollarë borxh të ri sipas një rregulli të ri të propozuar nga rregullatorët bankar të......

Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro për Qendrën Dixhitale, infrastrukturë, programe e sisteme IT
Agjencia shtetërore e Kadastrës mbetet edhe këtë vit një prej më të buxhetuarave nga Qeveria. Ajo do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit rreth 60......

Tenderi i inceneratorit të Elbasanit, KPP kërkon hetim / ECO-ELB lidhi kontratë, edhe pse procedura ishte ankimuar te Komisioni i Prokurimit Publik
Shoqëria ECO-ELB, që administron inceneratorin e Elbasanit pas sekuestrimit akuzohet nga Komisioni i Prokurimit Publik për shkelje të legjislacionit në fuqi në......

Zhvillim i qendrueshëm i peshkimit, ministrja Krifca në Lin: Program investimi 8.2 milione euro për 7 mole të reja
Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë......

Bankat kroate me fitime që nga anëtarësimi në eurozonë – Të ardhurat 60% më të larta se një vit më parë
Sipas të dhënave të bankës qendrore të publikuara të martën, bankat kroate shënuan një fitim gjysmë-vjeçar më shumë se 60% më të lartë se në të njëjtën......

Si liderja e ekstremit të djathtë të Italisë mësoi të ndalonte shqetësimet dhe ta donte migrimin
Para se të bëhej kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni ishte një nga zërat më të mprehtë për migracionin në Bashkimin Evropian. Si një politikane opozitare,......

Zjarri në verilindje të Greqisë - Më i madhi që BE ka regjistruar ndonjëherë
Një zjarr i egër që vazhdon të shpërthejë në Greqinë verilindore pas 11 ditësh është më i madhi që Bashkimi Evropian ka regjistruar ndonjëherë dhe deri më tani......

Kursi i këmbimit – Rënie të vlerës për monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë......