Bankat amerikane rrisin kufirin e borxhit - 70 miliardë dollarë për të zbutur pasojat e falimentimeve

Bankat e mëdha rajonale do të duhet të lëshojnë rreth 70 miliardë dollarë borxh të ri sipas një rregulli të ri të propozuar nga rregullatorët bankar të SHBA-së, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit pasi tre huadhënës falimentuamn në fillim të këtij viti.
Propozimi i bërë nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, Rezerva Federale dhe Zyra e Kontrolluesit të Monedhave, do t'i sillte bankat me mbi 100 miliardë dollarë aktive më shumë në linjë me gjigantët më të mëdhenj të Wall Street, të cilët tashmë kanë kërkesa për borxhin e tyre.
Vendimi pason një pranverë të trazuar për bankat rajonale, në të cilën Silicon Valley Bank dhe dy huadhënës të tjerë falimentuan, duke i detyruar rregullatorët të ndalojnë depozitat për të shmangur një panik më të gjerë.
Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave argumenton se kriza dëshmoi se bankat më të vogla kanë nevojë për rregulla më të rrepta dhe se kërkesa prej tyre për të emetuar më shumë borxhe afatgjatë do të siguronte një zbutje më shumë për humbjet, do të siguronte depozituesit dhe do të inkurajonte investitorët që të shqyrtojnë nga afër operacionet e bankave.
Propozimi, që ka shkaktuar shumë reagime në sektorin e industrisë, do t'i shihte bankat të rrisin emetimin e tyre afatgjatë të borxhit me afërsisht 25%, ose 70 miliardë dollarë. Korporata tha se bankat do të kenë tre vjet kohë nga miratimi i rregullit për të përmbushur standardin e ri.
Nëse finalizohet, huadhënësit do të detyrohen të lëshojnë borxhe në një mjedis ku normat e interesit janë rritur me shpejtësi dhe ndërsa rregullatorët po bëjnë njëkohësisht një propozim të veçantë, gjithëpërfshirës që do t'u kërkonte gjithashtu huadhënësve të rrisin ndjeshëm kapitalin e tyre. Kërkesa për borxhin e secilës bankë do të bazohet në aktivet e saj të ponderuara me rrezikun, aktivet totale ose levën totale, në varësi të numrit më të lartë. Bankat rajonale janë ndër ato që do të ndjejnë më shumë pasojat e këtyre rregullave të reja më të ashpra. Grupet e industrisë kritikuan menjëherë propozimin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro për Qendrën Dixhitale, infrastrukturë, programe e sisteme IT
Agjencia shtetërore e Kadastrës mbetet edhe këtë vit një prej më të buxhetuarave nga Qeveria. Ajo do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit rreth 60......

Tenderi i inceneratorit të Elbasanit, KPP kërkon hetim / ECO-ELB lidhi kontratë, edhe pse procedura ishte ankimuar te Komisioni i Prokurimit Publik
Shoqëria ECO-ELB, që administron inceneratorin e Elbasanit pas sekuestrimit akuzohet nga Komisioni i Prokurimit Publik për shkelje të legjislacionit në fuqi në......

Zhvillim i qendrueshëm i peshkimit, ministrja Krifca në Lin: Program investimi 8.2 milione euro për 7 mole të reja
Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë......

Bankat kroate me fitime që nga anëtarësimi në eurozonë – Të ardhurat 60% më të larta se një vit më parë
Sipas të dhënave të bankës qendrore të publikuara të martën, bankat kroate shënuan një fitim gjysmë-vjeçar më shumë se 60% më të lartë se në të njëjtën......

Si liderja e ekstremit të djathtë të Italisë mësoi të ndalonte shqetësimet dhe ta donte migrimin
Para se të bëhej kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni ishte një nga zërat më të mprehtë për migracionin në Bashkimin Evropian. Si një politikane opozitare,......

Zjarri në verilindje të Greqisë - Më i madhi që BE ka regjistruar ndonjëherë
Një zjarr i egër që vazhdon të shpërthejë në Greqinë verilindore pas 11 ditësh është më i madhi që Bashkimi Evropian ka regjistruar ndonjëherë dhe deri më tani......

Kursi i këmbimit – Rënie të vlerës për monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë......

Paraja elektronike, regjistrohen thuajse 7 milionë pagesa - 6-mujori 2023, rreth 480 milionë euro transaksione me sistemin elektronik
Pagesa përmes parasë elektronike ka gjëur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitin janë regjistruar një numër rekord prej 6,908,509......