Zhvillim i qendrueshëm i peshkimit, ministrja Krifca në Lin: Program investimi 8.2 milione euro për 7 mole të reja

Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë të ardhura ekonomike për peshkatarët dhe banorët e këtij rajoni turistik.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca takoi në Lin, peshkatarët e Pogradecit dhe Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP) me të cilët diskutoi nga afër mbi ecurinë e punës së tyre, vështirësitë që ata kanë dhe adresimin e mbështetjeve në ndihmë të peshkatarëve të kësaj zone.
"Shtimi i popullatës së rasatit të peshkut koran, në Liqenin e Ohrit, që ka qenë më e shumtë në numër se çdo vit tjetër, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe peshkatarëve të Pogradecit, ka dhënë ndikim që në liqenin e Pogradecit të zhvillohet një peshkim i qëndrueshëm, që e ruan liqenin dhe sjell më shumë të ardhura ekonomike për peshkatarët", tha ministri Krifca.
Krifca theksoi se, falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, peshkatarët e Pogradecit do të kenë një mol të ri peshkimi, në sajë të projektit për Ekonominë Blu me qeverinë italiane për ndërtimin e 7 moleve të reja të zbarkimit (landing site) përgjatë bregdetit shqiptar, me nje vlerë investimi prej rreth 8.2 milionë euro, përmes të cilit do të nxisim më tej formalizimin dhe menaxhimin e sektorit të peshkimit artizanal duke krijuar kushtet e duhura për peshkimin, rritjen e sigurisë ushqimore dhe të ardhurave për peshkatarët tanë si dhe garantimin e shitjes së produkteve në tregje me vlerë më të lartë.
“E ardhmja e fshatit Lin të Pogradecit është rujatja e Ekonomisë Blu të liqenit të Ohrit. Jemi në një proces me një program të qeverisës italiane me vlerë 25 milionë euro, ku në të gjiehë segmentin e bregdetit shqiptar, përfshirë dhe liqenin e Ohrit do të kemi mole peshkimi dhe markata tregtimi me standarde dhe siguri ushqimore të lartë. Pjesë e këtij programi do të jetë edhe liqeni i Prespës. Investimi në mole ankorimi do të shtojnë kapacitetet në përmirësimin e peshkimit. Sektorin e peshkimit e kemi mbështetur si asnjëherë më parë dhe në aspektin e rregullimit ligjor duke fuqizur OMP për ti dhënë edhe më shumë përfitime peshkatarëve dhe për të formalizuar sektorin", u shpreh ministrja.
Nga ana e tyre, peshkatarët vlerësuan mbështetjen e dhënë në drejtim të shtimit të numrit të rasatit, pëdorimin e naftës pa taksa për anijet e tyre, mbështetjen me subvecione për rinovimin e flotës së anijeve të peshkimit, si dhe mbështetjen ligjore në ruajtjen e zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit.
"Këtë vit presim 1 milionë e 700 rasate që është sasia më e madhe e shënuar deri më tani", thanë ata.
Gjatë baskëbisedimit me peshkatarët, ministrja u njoh me interesin e shtuar të peshkatarëve të rinj për tu anëtarësuar në OMP, që siç tha ministrja "Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, është tashmë një organizim model, që po funksion shumë mirë dhe po jep rezultatte kontekte në zhvillimin e industrisë së peshkimit".
"Peshkatarët kanë si detyrim krijimin e 4 kg vezëve rasati për kryerjen e aktivitetit të tyre të peshimit në liqenin e Ohrit, si kusht në ruajtjen e ripërtëritjen e liqenit dhe zhvillimin e peshkimit që nxit ekonominë e zonës. Ne jemi të angazhuar të ruajmë liqenin e Ohrit si një pasuri e trashëgimi kulturore dhe pasurore të vendit që mbrohet edhe nga UNESCO", tha ministrja.
Krifca deklaroi toterancë zero për peshkimin e paligjshmë, teksa bëri të ditur se strukturat përkatëse janë në një aksion ditor për ndalimin e veprimtarive të paligjshme në peshkim.
SCAN
Sondazh

Bankat kroate me fitime që nga anëtarësimi në eurozonë – Të ardhurat 60% më të larta se një vit më parë
Sipas të dhënave të bankës qendrore të publikuara të martën, bankat kroate shënuan një fitim gjysmë-vjeçar më shumë se 60% më të lartë se në të njëjtën......

Si liderja e ekstremit të djathtë të Italisë mësoi të ndalonte shqetësimet dhe ta donte migrimin
Para se të bëhej kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni ishte një nga zërat më të mprehtë për migracionin në Bashkimin Evropian. Si një politikane opozitare,......

Zjarri në verilindje të Greqisë - Më i madhi që BE ka regjistruar ndonjëherë
Një zjarr i egër që vazhdon të shpërthejë në Greqinë verilindore pas 11 ditësh është më i madhi që Bashkimi Evropian ka regjistruar ndonjëherë dhe deri më tani......

Kursi i këmbimit – Rënie të vlerës për monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë......

Paraja elektronike, regjistrohen thuajse 7 milionë pagesa - 6-mujori 2023, rreth 480 milionë euro transaksione me sistemin elektronik
Pagesa përmes parasë elektronike ka gjëur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitin janë regjistruar një numër rekord prej 6,908,509......

Shtohen ATM-të, mbi 10 milionë veprime me para’ cash - Rezultojnë në total 912 në gjithë territorin, nga 800 që numëroheshin në tremujorin e parë
Pas një pakësimi në tremujorin e parë të vitit, numri i ATM-vë, apo bankomatët siç i njohim gjerësisht, ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë......

Fierza, mbi nivelin historik - Shirat favorizojnë situatën energjetike. Në qershor u tejkalua dhe maksimalja shumëvjeçare
Rreshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Kaskadën e Drinit, teksa uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar - qershor......

Hapen tregje të reja për prodhuesit e verës - Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në organizatën botërore të vreshtarisë?
Shqipëria është shteti i 50-të në botë i anëtarësuar së fundmi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV). Por cilat janë përfitimet konkrete......