Fierza, mbi nivelin historik - Shirat favorizojnë situatën energjetike. Në qershor u tejkalua dhe maksimalja shumëvjeçare

Rreshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Kaskadën e Drinit, teksa uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar - qershor të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në muajin qershor niveli në këtë liqen arriti në 296.3 m apo 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në 30 vitet e fundit. Niveli maksimal u tejkalua edhe gjatë muajit janar të këtij viti, ndërkohë që përgjatë periudhës 6-mujore, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur energji, duke gjeneruar të ardhura.
Përmirësimi i situatës në Kaskadën e Drinit vjen pas një situate jo te favorshme të vitit të kaluar, ku gjatë muajve të verës niveli i Fierzës arriti nën nivelet historike. Ndërkaq, pavarësisht përmirësimit të situatës elektorenergjetike në vend, qeveria ka vendosur të mbajë në fuqi emergjencën në furnizimin me energji elektrike. Afati i vendosur më herët përfundonte në datën 30 qershor, por përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave u përcaktua zgjatja deri në 31 dhjetor 2023.
Gjendja e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, u shpall në tetor të vitit 2021, ndërkohë që është shtyrë disa herë, duke pezulluar investimet e kompanive publike të energjisë, si dhe duke lenë kompetencat për shit-blerjet e energjisë te Korporata Elektorenergjetike Shqiptare dhe jo te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që i menaxhonte përpara shpalljes së emergjencës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Hapen tregje të reja për prodhuesit e verës - Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në organizatën botërore të vreshtarisë?
Shqipëria është shteti i 50-të në botë i anëtarësuar së fundmi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV). Por cilat janë përfitimet konkrete......

Bizneset “harrojnë” deklarimet - QKB “mpreh tehun”, rrit arkëtimet me 378 % në raport me planin
Sipërmarrjet shqiptare që kanë si detyrim ligjor deklarimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe nuk e kanë kryer atë në afat, janë kthyer në......

Ngadalësohet sërish huadhënia në Eurozonë - Ulet ndjeshëm ritmi i rritjes së normës së interesit
Rritja e huadhënies për kompanitë e Eurozonës u ngadalësua përsëri në korrik, duke shtuar zërat se normat e larta të interesit po frenojnë krijimin e kredisë......

Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve
Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton......

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......

Riciklimi i plastikës te makinat me 25%, i detyrueshëm në BE - Prodhuesit e automjeteve ende skeptik me vendimin
Objektivi i detyrueshëm i propozuar i Komisionit Evropian për të përfshirë të paktën 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja u prit me lavdërime nga......

‘Të prirur për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme’ - BE paralajmëron për rreziqe financiare nga Andorra, Monako dhe San Marino
Një plan i BE-së për të krijuar lidhje më të ngushta me tre vende të vogla që ndodhen brenda kufijve të saj rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme......