Bizneset “harrojnë” deklarimet - QKB “mpreh tehun”, rrit arkëtimet me 378 % në raport me planin

Sipërmarrjet shqiptare që kanë si detyrim ligjor deklarimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe nuk e kanë kryer atë në afat, janë kthyer në furnizuesin kryesor me të ardhura të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Konkretisht, masa e gjobave të vendosura për këtë kategori gjatë vitit që lamë pas arrin në 43.1 milionë lekë, ndjekur nga kundravajtje të tjera administrative ndaj bizneseve, në vlerën e 38.2 milionë lekë.
Pra në total, biznesi është detyruar të paguajë 81.3 milionë lekë gjoba, ku në raport me planifikimin e bërë nga QKB, rritja e të ardhurave nga këto dy zëra rezulton respektivisht 575% dhe 510 %. Shkaqet lidhen me miratimin e ligjit të ri në vitin 2020 për regjistrimin dhe deklarimin në Regjistrin e Pronareve Përfitues, ku afatet u shtynë disa here dhe bizneset patën vështirësi në deklarime dhe e dyta që i ka penalizuar lidhet me ofrimin e të gjitha shërbimeve online nga 1 Maji 2022, çka krijoi problematika të mëdha në deklarimet e që duhet të bënin subjektet.
Ndërkohë të ardhurat e QKB në tërësi, ku përfshihen edhe të hyrat nga qiratë dhe shërbimet, në 2022 arritën në 83.6 milionë lekë, apo 378 % më shumë në raport me planin.
Në raportin e saj vjetor, Qendra Kombëtare e Biznesit vlerëson se, me qëllim përmirësimin e legjislacionit në fuqi në fushën e licencimit/lejimit/autorizimit dhe regjistrimit të biznesit, duke marrë në konsideratë problematikat e hasura në praktikë nga subjektet dhe ofrimin e shërbimeve vetëm online nëpërmjet e-albania prej datës 1 Maj 2022, duhet rishikuar ligji i vitit 2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", vendimi i qeverisë i po këtij viti, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar"; Ligji i vitit 2007, "Për regjistrimin e biznesit", i ndryshuar"; si dhe vendimi i qeverisë i vitit 2017, "Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar".
Gjobat e QKB ndaj bizneseve
Gjoba për deklarim të vonuar në RPP 43.1 milionë lekë
Gjoba të tjera 38.2 milionë lekë
Totali 81.3 milionë lekë
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Ngadalësohet sërish huadhënia në Eurozonë - Ulet ndjeshëm ritmi i rritjes së normës së interesit
Rritja e huadhënies për kompanitë e Eurozonës u ngadalësua përsëri në korrik, duke shtuar zërat se normat e larta të interesit po frenojnë krijimin e kredisë......

Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve
Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton......

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......

Riciklimi i plastikës te makinat me 25%, i detyrueshëm në BE - Prodhuesit e automjeteve ende skeptik me vendimin
Objektivi i detyrueshëm i propozuar i Komisionit Evropian për të përfshirë të paktën 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja u prit me lavdërime nga......

‘Të prirur për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme’ - BE paralajmëron për rreziqe financiare nga Andorra, Monako dhe San Marino
Një plan i BE-së për të krijuar lidhje më të ngushta me tre vende të vogla që ndodhen brenda kufijve të saj rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme......

Charles Michel: BE-ja duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030
Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të zgjerohet deri në vitin 2030 nëse dëshiron të mbetet "i besueshëm", tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian......

Si ranë çmimet e gazit në Evropë nga 300 në 35 euro MWh në harkun kohor të një viti?
Një vit më parë, politikanët evropianë ishin në një gjendje paniku duke parë çmimet me shumicë të gazit duke thyer rekorde të të gjitha kohërave. Numrat......