Ngadalësohet sërish huadhënia në Eurozonë - Ulet ndjeshëm ritmi i rritjes së normës së interesit

Rritja e huadhënies për kompanitë e Eurozonës u ngadalësua përsëri në korrik, duke shtuar zërat se normat e larta të interesit po frenojnë krijimin e kredisë dhe rritjen ekonomike.
Kredia për kompanitë në bllokun e monedhës 20-vendeshe u zgjerua me 2.2% nga viti në vit pas një leximi prej 3% një muaj më parë, ndërsa rritja e kredisë për familjet u ngadalësua në 1.3% nga 1.7% në qershor, sipas një raporti të Bankës Qendrore Europiane.
BQE rriti normat e interesit për të nëntën herë radhazi në korrik, duke rritur normën që ajo paguan për depozitat e bankave nga 3.5% në 3.75%, niveli më i lartë që nga viti 2000, përpara se kartëmonedhat dhe monedhat euro të futeshin në qarkullim.
Me 5.3% në korrik, inflacioni mbetet shumë mbi objektivin e bankës dhe mund të duhet deri në vitin 2025 që të bjerë në objektivin prej 2%. Të dhënat ekonomike në gusht treguan se rënia e aktivitetit të biznesit në Eurozonë u thellua shumë më tepër sesa mendohej këtë muaj në një rënie të gjerë në të gjithë rajonin.
Treguesit e rritjes ekonomike po tregojnë një tkurrje në tremujorin e tretë, pavarësisht nga ai që mund të cilësohet si një sezon turistik rekord. Të dhënat e dobëta po intensifikojnë debatin se sa më shumë duhet të bëjë BQE.
Masa M3 e ofertës monetare, e parë në të kaluarën si një tregues i mirë i zgjerimit të ardhshëm ekonomik, u tkurr me 0.4% në korrik në një kthesë nga rritja prej 0.6% në qershor.
Dorina Kurtaj / SCAN

Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve
Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton......

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......

Riciklimi i plastikës te makinat me 25%, i detyrueshëm në BE - Prodhuesit e automjeteve ende skeptik me vendimin
Objektivi i detyrueshëm i propozuar i Komisionit Evropian për të përfshirë të paktën 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja u prit me lavdërime nga......

‘Të prirur për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme’ - BE paralajmëron për rreziqe financiare nga Andorra, Monako dhe San Marino
Një plan i BE-së për të krijuar lidhje më të ngushta me tre vende të vogla që ndodhen brenda kufijve të saj rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme......

Charles Michel: BE-ja duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030
Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të zgjerohet deri në vitin 2030 nëse dëshiron të mbetet "i besueshëm", tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian......

Si ranë çmimet e gazit në Evropë nga 300 në 35 euro MWh në harkun kohor të një viti?
Një vit më parë, politikanët evropianë ishin në një gjendje paniku duke parë çmimet me shumicë të gazit duke thyer rekorde të të gjitha kohërave. Numrat......

Kursi i këmbimit – Rënie e lehtë për monedhat kryesore, rritet paundi
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka......