Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve

Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton Financial Times. Sipas saj fenomeni meteorologjik pritet të rrisë ndjeshëm temperaturën në zonat prodhuese të Azisë dhe Amerikës Qendrore në periudhën e ardhshme dhe të shkaktojë reshje të mëdha shiu në zonat e Amerikës së Jugut.
Ngjarjet e mëparshme të El Nino, veçanërisht në 2009 - 2010 dhe 2015 - 2016, kanë shkaktuar valë të zgjatura të nxehtit, thatësira dhe përmbytje të herëpashershme. E gjithë kjo kishte si pasojë probleme serioze në të korrat, me rritje të mëvonshme të çmimeve të ushqimeve.
Tregues i ndikimit të El Ninos është se, sipas analizave të episodeve të kaluara nga Banka Qendrore Europiane, një rritje me një gradë Celsius në temperaturë çon në një rritje prej më shumë se 6% të çmimeve globale të ushqimeve një vit më vonë nga fillimi i fenomenit.
"Kërcënimi" i El Nino për kuletat e familjeve në mbarë botën shton një sërë rreziqesh që tashmë ushtrojnë presione të forta inflacioniste mbi kostot e ushqimit.
Dy faktorët kryesorë që qëndrojnë pas pasigurisë globale ushqimore, përveç ‘El Ninos’, janë kolapsi i marrëveshjes për të eksportuar grurë ukrainas përmes Detit të Zi në korrik - me Rusinë që bombardon depot, portet dhe tragetet në Detin e Zi dhe Danub. Por dhe ajo që po ndodh në Indi me vendimin për ndalimin ose kufizimin e të eksporteve të të gjitha varieteteve të orizit me qëllim parandalimin e rritjes së çmimit në tregun vendas.
Duke qenë se Rusia, Ukraina dhe India kanë qenë historikisht tre nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, misrit, vajit dhe orizit, këto zhvillime kanë ngritur shqetësime serioze në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe transportit. ‘Veteranët’ e tregut gjithashtu vënë në dukje se ekziston edhe rreziku i lëvizjes së kontejnerëve, që do të thotë se mungesa e qoftë edhe një malli si gruri mund të shkaktojë një efekt domino në çmimet e orizit, duke qenë se është alternativa më e lehtë për shumë konsumatorë, veçanërisht në botën në zhvillim.
Shqetësim shtesë është shkaktuar nga mundësia e kufizimit të eksporteve të sheqerit indian si pasojë e mungesës së ujit të vërejtur në zonat e prodhimit muajt e fundit. Indeksi Botëror i Ushqimit i OKB-së, i cili ka qenë në rënie pothuajse të vazhdueshme që nga vera e kaluar, u rrit me 1.5 pikë midis qershorit dhe korrikut.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......

Riciklimi i plastikës te makinat me 25%, i detyrueshëm në BE - Prodhuesit e automjeteve ende skeptik me vendimin
Objektivi i detyrueshëm i propozuar i Komisionit Evropian për të përfshirë të paktën 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja u prit me lavdërime nga......

‘Të prirur për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme’ - BE paralajmëron për rreziqe financiare nga Andorra, Monako dhe San Marino
Një plan i BE-së për të krijuar lidhje më të ngushta me tre vende të vogla që ndodhen brenda kufijve të saj rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme......

Charles Michel: BE-ja duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030
Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të zgjerohet deri në vitin 2030 nëse dëshiron të mbetet "i besueshëm", tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian......

Si ranë çmimet e gazit në Evropë nga 300 në 35 euro MWh në harkun kohor të një viti?
Një vit më parë, politikanët evropianë ishin në një gjendje paniku duke parë çmimet me shumicë të gazit duke thyer rekorde të të gjitha kohërave. Numrat......

Kursi i këmbimit – Rënie e lehtë për monedhat kryesore, rritet paundi
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka......

Macron konsideron integrimin e Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor në BE - Duhet të evoluojmë drejt një bashkimi "me shumë shpejtësi"
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja "ndoshta" duhet të evoluojë drejt një bashkimi "me shumë shpejtësi" ndërsa konsideron integrimin e Ukrainës,......