Shtohen ATM-të, mbi 10 milionë veprime me para’ cash - Rezultojnë në total 912 në gjithë territorin, nga 800 që numëroheshin në tremujorin e parë

Pas një pakësimi në tremujorin e parë të vitit, numri i ATM-vë, apo bankomatët siç i njohim gjerësisht, ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë 2023. Në fund të gjashtëmujorit rezultojnë në total 912 ATM në gjithë territorin, nga 800 që numëroheshin në tremujorin e parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, 877 prej tyre janë ATM me funksion tërheqje cash-i, 146 janë ATM me funksion urdhër transferta, dhe 361 janë ATM me funksion depozitim cash.
Në total, për gjashtë muajt e parë të vitit, përmes ATM-vë janë kryer mbi 17,476,000 veprime, me një mesatare prej rreth 2.9 milionë veprimesh në muaj. Më shumë se 10 milionë veprime janë tërheqje parash cash, ndërkohë që rreth 6.5 milionë janë blerje përmes kartave në terminalet POS. Në rritje të ndjeshme për vitin 2023 janë edhe depozitimet përmes ATM-ve. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer mbi depozitime përmes ATM-ve.
Ndërkohë që rritje edhe më të shpejtë kanë shënuar pikat e shitjes përmes kartave, të njohura si POS-e, të cilat nga 16,227 në vitin 2022, rezultojnë në 17,550 në mesin e 2023. Në rritje janë edhe terminalet e përdorimit të parasë elektronike, të cilët nga 3,537 në fund të vitit 2022, rezultojnë 3,738 në vitin 2023.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Fierza, mbi nivelin historik - Shirat favorizojnë situatën energjetike. Në qershor u tejkalua dhe maksimalja shumëvjeçare
Rreshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Kaskadën e Drinit, teksa uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar - qershor......

Hapen tregje të reja për prodhuesit e verës - Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në organizatën botërore të vreshtarisë?
Shqipëria është shteti i 50-të në botë i anëtarësuar së fundmi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV). Por cilat janë përfitimet konkrete......

Bizneset “harrojnë” deklarimet - QKB “mpreh tehun”, rrit arkëtimet me 378 % në raport me planin
Sipërmarrjet shqiptare që kanë si detyrim ligjor deklarimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe nuk e kanë kryer atë në afat, janë kthyer në......

Ngadalësohet sërish huadhënia në Eurozonë - Ulet ndjeshëm ritmi i rritjes së normës së interesit
Rritja e huadhënies për kompanitë e Eurozonës u ngadalësua përsëri në korrik, duke shtuar zërat se normat e larta të interesit po frenojnë krijimin e kredisë......

Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve
Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton......

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......

Riciklimi i plastikës te makinat me 25%, i detyrueshëm në BE - Prodhuesit e automjeteve ende skeptik me vendimin
Objektivi i detyrueshëm i propozuar i Komisionit Evropian për të përfshirë të paktën 25% të plastikës së ricikluar në makinat e reja u prit me lavdërime nga......