Paraja elektronike, regjistrohen thuajse 7 milionë pagesa - 6-mujori 2023, rreth 480 milionë euro transaksione me sistemin elektronik

Pagesa përmes parasë elektronike ka gjëur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitin janë regjistruar një numër rekord prej 6,908,509 transaksionesh me një vlerë prej rreth 48.8 miliardë lekësh apo afërisht 480 milionë eurosh. Për të dalluar sa e fortë është rritja sjellim në vëmendje se viti 2022 ishte mbyllur me një numër prej 10,216,680 për një total prej 45,3 miliardë lekësh apo 450 milionë eurosh. Për të gjithë muajt e vitit 2023 janë kryer më shumë se 1 milionë pagesa me para elektornike, ndërkohë që niveli më i lartë është shënuar në maj me 1,236,798 transaksione. Në këtë shifër nuk janë marrë parasysh transaksionet për mbushjen, rimbushjen ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike.
Viti 2023 e ka gjetur tregun financiar shqiptar me 9 institucione të parasë elektronike, nga 7 të tilla në fund të vitit 2021. Rritja e numrit të institucioneve të parasë elektronike ka ardhur edhe si efekt i miratimit të ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Shtimi i institucioneve të parasë elektronike ka sjellë edhe një shtrirje më të gjerë të terminaleve që ato vënë në dispozicion të klientëve të tyre (si atyre fizikë dhe virtualë), konkretisht me një rritje të konsiderueshme prej 123.3% krahasuar me fundin e vitit 2021.
Përdorimi i parasë elektronike sjell lehtësira kryesisht për atë pjesë të popullsisë shqiptare që nuk zotëron një llogari bankare. Avantazhet për këtë pjesë të popullsisë konsistojnë në rritjen e fleksibilitetit për kryerjen e pagesave, duke llogaritur shtrirjen e gjerë të këtyre institucioneve në vend, por edhe në një kosto më të ulët për pagesat e kryera, sidomos për pagesat e gjobave, faturave utilitare mujore etj.
Transaksionet elektronike janë një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare. Ndryshimi qëndron te fakti se pagesat nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve si në rastin e sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Shtohen ATM-të, mbi 10 milionë veprime me para’ cash - Rezultojnë në total 912 në gjithë territorin, nga 800 që numëroheshin në tremujorin e parë
Pas një pakësimi në tremujorin e parë të vitit, numri i ATM-vë, apo bankomatët siç i njohim gjerësisht, ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë......

Fierza, mbi nivelin historik - Shirat favorizojnë situatën energjetike. Në qershor u tejkalua dhe maksimalja shumëvjeçare
Rreshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Kaskadën e Drinit, teksa uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar - qershor......

Hapen tregje të reja për prodhuesit e verës - Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në organizatën botërore të vreshtarisë?
Shqipëria është shteti i 50-të në botë i anëtarësuar së fundmi në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV). Por cilat janë përfitimet konkrete......

Bizneset “harrojnë” deklarimet - QKB “mpreh tehun”, rrit arkëtimet me 378 % në raport me planin
Sipërmarrjet shqiptare që kanë si detyrim ligjor deklarimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe nuk e kanë kryer atë në afat, janë kthyer në......

Ngadalësohet sërish huadhënia në Eurozonë - Ulet ndjeshëm ritmi i rritjes së normës së interesit
Rritja e huadhënies për kompanitë e Eurozonës u ngadalësua përsëri në korrik, duke shtuar zërat se normat e larta të interesit po frenojnë krijimin e kredisë......

Kur moti dëmton ekonominë - “El Nino” rrit çmimet në tregjet globale të ushqimeve
Shfaqja e fenomenit periodik ‘El Nino’ në Oqeanin Paqësor pritet të shkaktojë presione të reja rritëse mbi çmimet e ushqimeve në muajt e ardhshëm, raporton......

ChatGPT Enterprise, projekti më i ri i OpenAI - 20 kompani të mëdha ndihmuan në realizimin e tij
OpenAI njoftoi risinë e tij më të madhe që nga debutimi i ChatGPT: ChatGPT Enterprise, dosja e biznesit i chatbot-it të AI, e disponueshme duke filluar nga e......

Ekonomia e BE i rikthehet suficitit tregtar - Situata normalizohet pas dy vitesh rradhazi me deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Europian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficit. Ndryshimi ndodhi në......