Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2023, 14:24

Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro për Qendrën Dixhitale, infrastrukturë, programe e sisteme IT

Nga SCAN TV
Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro

Agjencia shtetërore e Kadastrës mbetet edhe këtë vit një prej më të buxhetuarave nga Qeveria. Ajo do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit rreth 60 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e personelit, por veçanërisht projekteve të dixhitalizimit. Këshilli i Ministrave sapo ka rishikuar Buxhetin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2023, duke e shtuar atë me rreth 4.5 milionë euro.

Në total, buxheti për këtë vit shkon në afërsisht 60 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë ato të personelit me rreth 29 milionë euro.

Afërsisht 5 milionë euro do të shkojnë si investim kapital për Qendrën e Kadastrës Digjitale. Ndërkohë, që shpenzimet për sistemet e reja digjitale nuk përfundojnë këtu. Shpenzimet kapitale për investime të patrupëzuara, ku përfshihen më së shumti softëer-ët do të shkojnë në 643 milionë lekë, apo afërisht 5.4 milionë euro. 448 milionë lekë, apo afërisht 4.5 milionë euro janë parashikuar për infrastrukturë dhe blerje paisjesh të teknologjisë së informacionit.

Ndërkohë që Agjencia Shtetërore e Kadasrtës përfiton edhe fonde të tjera nga Bashkimi Europian, që ka financuar një projekt për skanimin e dokumentacionit dhe hartave. Përmes dy projekteve, parashikohet dixhitalizimi dhe skanimi i rreth 50 milionë dokumenteve dhe rreth 90 mijë planshetave hartografike që mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat