Brexit, Britania shtyn kontrollet kufitare me BE - Ishte vendosur 31 tetori, por procesi do të nisë në vitin 2024

Qeveria britanike deklaroi se do të shtyjë vendosjen e kontrolleve kufitare pas Brexit për ushqimet dhe produktet e freskëta nga Bashkimi Europian, duke shtyrë datën në fillimi të janarit 2024.
Mbretëria e Bashkuar kishte vonuar zbatimin e kontrolleve disa herë që nga largimi nga bashkimi doganor i BE-së dhe tregu i përbashkët në janar 2021, por eksportet britanike janë përballur me kontrolle për produktet që shkojnë në drejtim të kundërt. Mbretëria e Bashkuar po planifikonte të vendoste përfundimisht kontrollet e reja të importit në faza mbi 12 muaj nga 31 tetori i këtij viti.
Në deklaratën e saj për media qeveria britanike theksoi se duke marrë parasysh pikëpamjet e industrisë, është rënë dakord për një shtyrje prej tre muajsh për futjen e kontrolleve të mbetura sanitare dhe fitosanitare, si dhe kontrolle të plota doganore për mallrat jokualifikuese nga Irlanda e Veriut. Gjithashtu kontrollet e mëtejshme për importet e BE do të kenë gjithashtu një plan kohor të rishikuar për t'u dhënë palëve të interesuara kohë shtesë për t'u përgatitur për kontrollet e reja. Kjo përfshin kontrollet fizike dhe deklaratat e sigurisë, të cilat do të futen në faza përgjatë vitit 2024.
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht në 6.8 %, është më i larti në mesin e vendeve të G7. Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020, pas një referendumi në favor të Brexit në 2016 - ën.
Eksportuesit britanikë thonë se kontrollet e BE-së kanë shkaktuar vonesa të gjata në portet e Kanalit, burokraci dhe kosto shtesë, duke i vënë ata në një disavantazh tregtar me importuesit nga blloku.
Opozita britanike thotë se Brexit ka ngritur barriera me tregun më të madh jashtë vendit të Mbretërisë së Bashkuar për mallra dhe shërbime, duke rritur çmimin e ushqimeve dhe ulur eksportet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhvlerësimi i euros “përmbys” depozitat - Në rënie për të 6-tin muaj me radhë. Tkurren me 1.2% në Korrik
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë për të gjashtin muaj me radhë gjatë Korrikut, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat......

Zgjerime kolosale të aeroporteve në Dubai - Kostoja për vendin dhe pasojat për klimën
“Aeroporti i dytë” i Dubait mund të presë deri në 250 milionë pasagjerë në vit deri në vitin 2050. Ndërsa trafiku ajror në vend po lulëzon, dy aeroportet e......

Pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike - FMN: Do të rrisin numrin e viktimave nga konfliktet
Ndryshimet klimatike ka të ngjarë të përkeqësojnë konfliktet në vendet e konsideruara të brishta dhe që janë të shkatërruara nga lufta, duke rezultuar në norma......

“Vrull” lejesh ndërtimi për banesa - Tirana rekord për sipërfaqe dhe vlerë, Durrësi kryeson për numër
Lejet e dhëna për ndërtim në të gjithë vendin, në tremujorin e dytë të vitit, janë rritur me 50.1 për qind, krahasuar me periudhën Janar-Mars 2023. Sipas të......

Bankat amerikane rrisin kufirin e borxhit - 70 miliardë dollarë për të zbutur pasojat e falimentimeve
Bankat e mëdha rajonale do të duhet të lëshojnë rreth 70 miliardë dollarë borxh të ri sipas një rregulli të ri të propozuar nga rregullatorët bankar të......

Kadastra, me superbuxhet 60 milionë euro - Rreth 10 milionë euro për Qendrën Dixhitale, infrastrukturë, programe e sisteme IT
Agjencia shtetërore e Kadastrës mbetet edhe këtë vit një prej më të buxhetuarave nga Qeveria. Ajo do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit rreth 60......

Tenderi i inceneratorit të Elbasanit, KPP kërkon hetim / ECO-ELB lidhi kontratë, edhe pse procedura ishte ankimuar te Komisioni i Prokurimit Publik
Shoqëria ECO-ELB, që administron inceneratorin e Elbasanit pas sekuestrimit akuzohet nga Komisioni i Prokurimit Publik për shkelje të legjislacionit në fuqi në......

Zhvillim i qendrueshëm i peshkimit, ministrja Krifca në Lin: Program investimi 8.2 milione euro për 7 mole të reja
Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë......