Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2023, 15:43

Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ministrja Balluku: Ka të bëjë me dy fakte optimiste për vendin.Politikat kanë dhënë rezultatet e para  

Nga SCAN TV
Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ministrja Balluku: Ka

“Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike. Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para”. Është ky reagimi i zëvëndëskryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku që ka shpjeguar se rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi.

Mbi 120 MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kw e shkëmbimit.  Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të OSHEE.  Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes” sqaron Balluku në një postim në faqen zyrtare.

Sipas ministres, arritjet e targeteve duhen vlerësuar e sektorit duhet t’i njihet progresi i jashtëzakonshëm.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat