Mbiprodhimi i ullirit, nxjerr jashtë loje markat e huaja - Bie importi i vajit të ullirit me 8 herë, konsumatorët preferojnë produktin vendas

Rritja e prodhimit të ullirit me 39 për qind përgjatë vitit që lamë pas, dhe rrjedhimisht edhe e vajit të ullirit, përtej faktit që uli ndjeshëm çmimin e shitjes së këtij produkti në vend, ngriti shqetësim tek fermerët nëse do të gjenin treg. Por mesa duket, mbiprodhimi është shoqëruar edhe me rritjen e interesit të konsumatorëve për produktin vendas, duke nxjerrë kështu jashtë loje markat e importit, të cilat ndër vite kanë qenë dominonte.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se në 8 mujor, importi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie drastike në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht në Janar-Gusht 2022, janë importuar 184 ton vaj ulliri me vlerë 104 milionë lekë. Ndërsa në Janar-Gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ulliri me vlerë 18 milionë lekë. Blerja e vajit të ullirit përtej kufijve, ka rënë 8 herë në sasi dhe afro 6 herë në vlerë gjatë kësaj periudhe, duke treguar një ndryshim drastik në sjelljen konsumatore dhe orientim drejt prodhimit vendas.
Ashtu sikurse pritej, duket se sezoni veror dhe ardhja e turistëve apo emigrantëve ka ndikuar ndjeshëm në shitjen e produktit vendas, ku çmimi mesatar për litër varioi nga 400 -600 lekë.
Nga ana tjetër veç shitjes brenda vendit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet e vajit të ullirit në 6 muajt e parë të këtij viti, në vlerë dhe sasi. Në 6 mujor, është eksportuar një sasi prej 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë të eksportuara historikisht.
Prodhimi i ullirit mbajti “kampion” gjatë 2022 me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera në vend. Pra nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë tonë.
Importi i vajit te ullirit
Sasi Vlerë
Janar-Gusht 2022 184 ton 104 milionë lekë
Janar-Gusht 2023 22.5 ton 18 milionë lekë
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bien flukset hyrëse të kredisë në euro, për çfarë u mor - Përgjysmohet huaja për apartamente, rritje minimale për mallra të qëndrueshme
Kredia në euro ka shënuar frenim të fortë në muajin korrik, në nivelet me të ulëta që prej vitit të shkuar. Banka e Shqipërisë ka publikuar flukset hyrëse......

6-mujor i “bollshëm” për KESH - Mbiprodhimi, nga shitja e energjisë. U gjeneruan 40.4 mln euro të ardhura
Mbiprodhimi i energjisë në Kaskadën e Drinit favorizoi shitjet në gjysmën e parë të këtij viti, teksa të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë......

Nis faza e parë e regjistrimeve në TBU - Më shumë interes se një vit më pare. Kryeson Administrim Biznesi dhe IT
Tirana Business University ka qënë zgjedhje e shumë maturantëve për studimet e larta në këtë sezon të ri akademik. Administratori Altin Sholla tregon se ka......

A i duhet më Europës gazi rus? - Kina, Spanja dhe Belgjika vendet që importojnë më shumë
Rusia mund të eksportojë sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm – LNG, në BE këtë vit, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të eliminuar gradualisht burimet......

Të “arratisesh” nga Gjermania - Gjithmonë e më shumë kompani industriale po largohen
Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, gjithnjë e më shumë kompani industriale po planifikojnë të largohen nga Gjermania, kryesisht për shkak të çmimeve......

Zvicra i shpall “luftë” pastrimit të parave - Po hartohen rregulla më të rrepta kundër fenomenit
Zvicra po harton rregulla të reja për të forcuar boshllëqet në ligjet kundër pastrimit të parave, duke i konsideruar avokatët dhe konsulentët përgjegjës për......

Bota, në alarm për mungesën e ujit - Europa më e kërcënuara, por asnjë vend nuk është imun
Thatësira dhe zjarret që goditën Europën Jugore këtë verë janë shenjat më të dukshme të një problemi kompleks dhe të rrënjosur të mungesës së ujit që po bëhet......

Kursi i këmbimit – Ja sa shkëmbehen sot monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 100.2 lekë. Monedha europiane ka qëndruar......