6-mujor i “bollshëm” për KESH - Mbiprodhimi, nga shitja e energjisë. U gjeneruan 40.4 mln euro të ardhura

Mbiprodhimi i energjisë në Kaskadën e Drinit favorizoi shitjet në gjysmën e parë të këtij viti, teksa të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arkëtoi 40.4 mln euro, pa TVSH nga ky aktivitet tregtar.
KESH nuk shiti energji vetëm në muajt mars dhe prill, duke përdorur energjinë e prodhuar për plotësimin e nevojave konsumatore në vend. Çmimi mesatar me të cilin u shit energjia përgjatë periudhës janar – qershor arriti në 82.92 euro/ mWh, ndërkohë që sipas përllogaritjeve të SCAN TV ky çmim është më i ulët se ai i bursës hungareze, që rezulton në 120 euro/mWh. Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe, gjeneruesi publik nuk arriti të sigurojë kontrata depozitimi, ndonëse shpalli disa procedura. Gjithsesi, gjenerimi i të ardhurave nga shitja e energjisë erdhi pas një situate të favorshme hidrike në Kaskadën e Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare, uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar - qershor të këtij viti. Sipas ERE-s në muajin qershor niveli në këtë liqen arriti në 296.3 m apo 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj në 30 vitet e fundit. Niveli maksimal u tejkalua edhe gjatë muajit janar të këtij viti.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Nis faza e parë e regjistrimeve në TBU - Më shumë interes se një vit më pare. Kryeson Administrim Biznesi dhe IT
Tirana Business University ka qënë zgjedhje e shumë maturantëve për studimet e larta në këtë sezon të ri akademik. Administratori Altin Sholla tregon se ka......

A i duhet më Europës gazi rus? - Kina, Spanja dhe Belgjika vendet që importojnë më shumë
Rusia mund të eksportojë sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm – LNG, në BE këtë vit, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të eliminuar gradualisht burimet......

Të “arratisesh” nga Gjermania - Gjithmonë e më shumë kompani industriale po largohen
Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, gjithnjë e më shumë kompani industriale po planifikojnë të largohen nga Gjermania, kryesisht për shkak të çmimeve......

Zvicra i shpall “luftë” pastrimit të parave - Po hartohen rregulla më të rrepta kundër fenomenit
Zvicra po harton rregulla të reja për të forcuar boshllëqet në ligjet kundër pastrimit të parave, duke i konsideruar avokatët dhe konsulentët përgjegjës për......

Bota, në alarm për mungesën e ujit - Europa më e kërcënuara, por asnjë vend nuk është imun
Thatësira dhe zjarret që goditën Europën Jugore këtë verë janë shenjat më të dukshme të një problemi kompleks dhe të rrënjosur të mungesës së ujit që po bëhet......

Kursi i këmbimit – Ja sa shkëmbehen sot monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 100.2 lekë. Monedha europiane ka qëndruar......

Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ministrja Balluku: Ka të bëjë me dy fakte optimiste për vendin.Politikat kanë dhënë rezultatet e para
“Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e......

Shtrenjtohen kamatëvonesat për bizneset - Detyrimet tatimore përtej afatit, 2023-shi arrin përqindjen më të lartë të aplikuar në 8 vjet
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në 3 % në muajin mars, përpos efekteve që ka sjellë në shtrenjtimin e kredive, ka rritur edhe......