Bien flukset hyrëse të kredisë në euro, për çfarë u mor - Përgjysmohet huaja për apartamente, rritje minimale për mallra të qëndrueshme

Kredia në euro ka shënuar frenim të fortë në muajin korrik, në nivelet me të ulëta që prej vitit të shkuar. Banka e Shqipërisë ka publikuar flukset hyrëse mujore të kredisë në euro për individët, të cilat rezultojnë në total 1.2 miliardë lekë, apo afërisht 12 milionë euro, në rënie të dukshme karahasuar me muajt e mëparshëm kur flukset e kredisë në monedhën e përbashkët evropiane luahteshin në vlerën mesatare 20 milionë euro në muaj. Muaji më i mirë për kredinë në euro ishte marsi i këtij viti, kur sistemi bankar dha një total prej 40 milionë eurosh hua.
Për muajin korrik, rënie ka shënuar edhe overdrafti, i cili nga 61 milionë në muajin qershor, ka rënë në 58.3 milionë në muajin korrik. Ndërkohë që thuasje është përgjysmuar kredia e re në eruo për blerje apartamentesh. Nga 1.5 miliardë lekë në muajin qershor, apo afërisht 15 milionë euro, ajo ka rënë në 897 milionë lekë, apo rreth 8 milionë euro në fund të korrikut.
Kredia për blerjen e mallarve të qëndrueshme ka qene e vetmja në rritje për muajin korrik, pavarësisht se me ritme shumë modeste. Kredia për këtë qëllim është rritur nga 189.26 në muajin qershor në 190.34 për korrikun. Tek mallrat e qëndrueshme hyjnë mallrat me terma të gjata përdorimi, si mobiljet apo makinat. E kundërta ka ndodhur me mallrat e paqëndrueshëm, ku përfhihen produktet me afat shumë të shkurtër përdorimi. 61 milionë lekë kredi janë marrë nëpër banka me këtë qëllim gjatë muajit korrik, në rënie të dukshme për muajt e mëparshëm.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

6-mujor i “bollshëm” për KESH - Mbiprodhimi, nga shitja e energjisë. U gjeneruan 40.4 mln euro të ardhura
Mbiprodhimi i energjisë në Kaskadën e Drinit favorizoi shitjet në gjysmën e parë të këtij viti, teksa të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë......

Nis faza e parë e regjistrimeve në TBU - Më shumë interes se një vit më pare. Kryeson Administrim Biznesi dhe IT
Tirana Business University ka qënë zgjedhje e shumë maturantëve për studimet e larta në këtë sezon të ri akademik. Administratori Altin Sholla tregon se ka......

A i duhet më Europës gazi rus? - Kina, Spanja dhe Belgjika vendet që importojnë më shumë
Rusia mund të eksportojë sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm – LNG, në BE këtë vit, pavarësisht dëshirës së Brukselit për të eliminuar gradualisht burimet......

Të “arratisesh” nga Gjermania - Gjithmonë e më shumë kompani industriale po largohen
Sipas rezultateve të një sondazhi të fundit, gjithnjë e më shumë kompani industriale po planifikojnë të largohen nga Gjermania, kryesisht për shkak të çmimeve......

Zvicra i shpall “luftë” pastrimit të parave - Po hartohen rregulla më të rrepta kundër fenomenit
Zvicra po harton rregulla të reja për të forcuar boshllëqet në ligjet kundër pastrimit të parave, duke i konsideruar avokatët dhe konsulentët përgjegjës për......

Bota, në alarm për mungesën e ujit - Europa më e kërcënuara, por asnjë vend nuk është imun
Thatësira dhe zjarret që goditën Europën Jugore këtë verë janë shenjat më të dukshme të një problemi kompleks dhe të rrënjosur të mungesës së ujit që po bëhet......

Kursi i këmbimit – Ja sa shkëmbehen sot monedhat kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 98.5 lekë dhe duke u shitur me 100.2 lekë. Monedha europiane ka qëndruar......

Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ministrja Balluku: Ka të bëjë me dy fakte optimiste për vendin.Politikat kanë dhënë rezultatet e para
“Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e......