Shqipëria Postuar më 1 Shtator 2023, 14:17

Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë - Letër zyrtare/ Masat për të amortizuar pasojat e humbjeve nga zhvlerësimi i Euros

Nga SCAN TV
Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë -

Dëmet që zhvlerësimi i Euros ka shkaktuar tek bizneset eksportuese kanë bërë që këta të fundit të dalin me kërkesa të herë pas hershme ndaj Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë, me qëllim marrjen e masave parandaluese. Por teksa kjo nuk ka ndodhur sipas pritshmëtive të tyre, Zyra Unifikuese e Bizneseve Eksportuese, nisur nga një studim i bërë mbi pasojat në sektor, i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Financave dhe BSH-së me kërkesa konkrete. Kështu, nga Banka e Shqipërisë, eksportuesit kërkojnë marrjen e disa masave administrative, siç është lufta kundër informalitetit dhe pagesave me para në dorë, duke vlerësuar mundësinë e ofrimit të incentivave (nxitësve) dhe lehtësive të ndryshme (fiskale, financiare, etj.) personave dhe subjekteve ekonomikë për pagesat me kartë; de-euroizimizimin e ekonomisë, përmes shkurajimit të përdorimt të valutës në transaksione brenda vendit; Përcaktimin e një shumë maksimale që zyrat e këmbimit lejohen të kryejnë, duke kufizuar kryerjen së transaksioneve në vlera të mëdha; si dhe marrje huaje nga qeveria në tregun e brendshëm në mondhën kombëtare.

Sa i takon masave monetare që duhet të marrë BSH, kërkohet një politikë e përshtatshme e kursit të këmbimit për të ruajtur një vlerë konkuruese të monedhës duke i bërë kështu eksportet më konkurruese, si dhe sugjerohet që të konsideroret opsioni që kursi i këmbimit me euron, të jetë gjithashtu gjysëm i lirë. Ndërsa nga Ministria e Financave, eksportuesit kërkojnë ngrirje të tatimfitimit për vitin 2023, i cili parapaguhet; rimbushim i përshpejtuar i TVSH brenda një afati 10-15 ditësh; të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni; hartimi i një strategjie kombëtare për nxitjen e eksporteve; krijimi i Agjencisë Kombëtare dhe Nxitjes së Eksportit; Aplikim i stimujve lehtësues dhe mbështetës për eksportin; Financim i eksporti dhe kreditim; Fonde për Zhvillimin e Eksportit; subvencionim i përkohshëm i pagave dhe sigurimeve shoqërore për punonjësit, ndihmë e përkohshme shtetërore; incentiva për aplikim të teknologjive të reja si dhe ristrukturim i pagesës së taksave.

Kërkesat e eksportuesve ndaj Ministrisë së Financave

-Ngrirje të tatim-fitimit për vitin 2023

-Rimbursim i përshpejtuar i TVSH-së

-Buxhet suplementar në formë subvencioni

-Strategji kombëtare për nxitjen e eksporteve

-Agjenci Kombëtare për Nxitjen e Eksportit

-Aplikim i stimujve lehtësues dhe mbështetës për eksportin

-Financim i eksportit dhe kreditim

-Fonde për Zhvillimin e Eksportit

-Subvencionim i përkohshëm i pagave dhe sigurimeve për punonjësit

-Ndihmë e përkohshme shtetërore

-Incentiva për aplikim të teknologjive të reja

-Ristrukturim i pagesës së taksave

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat