Ndërtimi i urave, 51.6 mln euro kredi - Marrëveshja në Kuvend/ Fokusi, te veprat e rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet

Përveç kredisë prej 110.8 mln euro, një tjetër hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është marrë nga qeveria shqiptare. Marrëveshja ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërsa parashikon marrjen e një borxhi prej 51.6 mln euro për ndërtimin e urave.
Sipas relacionit shoqërues, qëllimi është akomodimi i financimit për implementimin e studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të detajuara për rikonstruksione të thella dhe të mesme të urave ekzistuese, urave të reja dhe veprave të artit në rrjetin rrugor kombëtar, që janë më të rrezikuara nga faktorët madhorë, si tërmetet, përmbytjet apo ndryshimet klimatike. Edhe kjo hua përbëhet nga 3 komponentë. Komponenti i parë do të financojë rehabilitimin ose rindërtimin e urave prioritare.
Urat prioritare do të zgjidhen, bazuar në: rëndësinë social-ekonomike, vendndodhjen e tyre përgjatë korridoreve kryesore ekonomike dhe tregtare ose lidhjes së popullsisë vulnerabël me shërbimet publike, vendet e punës dhe qendrat e tregut. Komponenti i dytë përfshin ngritjen e kapaciteteve institucionale për të garantuar qëndrueshmërinë e investimeve të kryera në komponentin 1. Këtu përfshihet financimi i aktiviteteve që synojnë forcimin e kapaciteteve të Autoriteti Rrugor Shqiptar në menaxhimin e aseteve të urave. Ndërkohë që, komponenti i tretë përfshin menaxhimin e projektit.
Duke pasur parasysh kapacitetet teknike aktuale të ARRSH-së në lidhje me urat dhe tombinat, ky komponent do të financojë gjithashtu shërbimet e asistencës teknike të një ekipi ekspertësh të urave për t’i mbështetur ata në përgatitjen e 4 specifikimeve teknike, prokurimin dhe trajnimin e ekipit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Afati i fundit i zbatimit të projektit është 31 korrik 2029.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritet ndjesia ekonomike, shkak kryesor ndërtimi - BSH: Besimi i konsumatorëve përsëri në rënie të lehtë, por mbi mesataren historike
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm për muajin gusht. Sipas vrojtimit periodik të sapopublikuar nga Banka e Shqipësë, ky......

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë
Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave......

“Ushtria” e 600 mijë të pastrehëve në SHBA - Ana e errët e qyteteve të mëdha amerikane
Janë pothuajse 600 mijë çdo natë. Por, dhe gjatë ditës përfaqësojnë një prej plagëve sociale më të dukshme dhe të pamenaxhueshme të Shteteve të Bashkuara të......

Bien çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar - Shënojnë rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009
Çmimet e banesave janë 5.3% më të ulëta krahasuar me gushtin e vitit të kaluar në rënien më të madhe vjetore që nga viti 2009, sipas Nationwide. Shoqëria e......

A e dini se ku është vendi më i largët në Tokë?
Planeti ynë ende mban mijëra sekrete, veçanërisht për njerëzit e zakonshëm. Ka vende të panjohura, ende për t'u zbuluar, dhe të tjera për të cilat ne dimë......

Procesi i zgjerimit - Ministrat e punëve të jashtme të BE-së thirrje për takim Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BE bënë thirrje për një takim me homologët e tyre nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet kandidate në bllok, deri në fund......

Kursi i këmbimit – Valutat kryesore sërish me rënie
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane ka parë një rënie......

Shtëpia e Bardhë: Bisedimet për armët e Koresë së Veriut dhe Rusisë po përparojnë në mënyrë aktive
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se negociatat për armët midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha Shtëpia e......