Europa Postuar më 1 Shtator 2023, 14:22

Familjet britanike paguhen për të reduktuar energjinë - Skema zvogëlon rrezikun për racionimin e saj në dimër

Nga SCAN TV
Familjet britanike paguhen për të reduktuar energjinë - Skema

“National Grid” do të paguajë familjet dhe bizneset britanike për të reduktuar konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të pikut këtë dimër për të dytin vit radhazi për të ndihmuar në uljen e mbingarkesës në rrjet dhe për të zvogëluar rrezikun e ndërprerjeve.

Kompania prezantoi skemën vullnetare, të njohur si shërbimi i fleksibilitetit të kërkesës, dimrin e kaluar për të adresuar shqetësimet se Britania mund të përballet me mungesa të energjisë.

Frika nga ndërprerjet në kohën e kërkesës së lartë u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili ndërpreu furnizimin me gaz, si dhe pas problemeve në disa nga termocentralet bërthamore në Francë, e cila është eksportuesi më i madh i energjisë elektrike në Europë.

Të dy këta faktorë janë më pak të mprehtë këtë vit dhe “National Grid” tha në qershor se priste një nivel të shëndetshëm furnizimesh gjatë dimrit. Por kompania tha se skema në fjalë do t'i jepte asaj "mjete shtesë" për menaxhimin e rrjetit dhe do ta ndihmonte atë "të ndërtonte elasticitet të mëtejshëm".

Skema është gjithashtu pjesë e një shtytjeje për të bindur konsumatorët që të bëhen më fleksibël në lidhje me përdorimin e energjisë elektrike për të ndihmuar në menaxhimin e rrjetit pasi ai bëhet gjithnjë e më i varur nga gjenerimi i energjisë nga era dhe dielli. Oferta dhe kërkesa për energji elektrike duhet të përputhen vazhdimisht nga Rrjeti Kombëtar për të shmangur ndërprerjet.

Dimrin e kaluar shërbimi u aktivizua vetëm dy herë kur furnizimi me energji elektrike ishte parashikuar të ishte i ulët. Por “National Grid” zhvilloi gjithashtu 20 testime, për të cilat pjesëmarrësit u paguan gjithashtu dhe planifikon të zhvillojë 12 të tjera dhe këtë dimër. 1.6 milionë familje dhe biznese morën pjesë dimrin e kaluar.

“National Grid” do t'u garantojë furnitorëve 3 paund për kilovat-orë të kursyera për gjashtë testimet e para këtë dimër. Pagesat gjatë ekzekutimeve të tjera të shërbimit do të varen nga tenderët konkurrues. Furnizuesit mund të vendosin se sa nga këto pagesa u kalojnë konsumatorëve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat