Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet - Në total regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë

Qytetarët e BE-së po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje që janë të lidhura me internetin, sipas raportit të publikuar nga Eurostat.
Në vitin 2022, më shumë se gjysma e njerëzve në BE midis moshës 16 dhe 74 vjeç, 52%, përdorën TV të lidhur në internet, që është 9% më shumë se në vitin 2020.
Përdorimi i pajisjeve inteligjente që mbahen, si orët, shiritat e fitnesit, syzet ose kufjet e lidhura në internet dhe aksesorë të tjerë të ngjashëm shënojë gjithashtu rritje, me 26% të njerëzve që i mbanin ato në 2022, 9% më shumë se në 2020 - ën.
Në të gjithë Europën, aktualisht ka 728 milionë përdorues aktivë të internetit, me më shumë njerëz që lidhen çdo ditë. Vendet europiane po përjetojnë norma të lundrimit në interneti deri në 96%, ndërsa lidhja bëhet më e integruar në jetën e përditshme. Ndërsa qytetarët europianë vazhdojnë të mësojnë, punojnë, blejnë dhe ndërveprojnë në internet, presioni mbi Wi-Fi për të vazhduar me këtë kërkesë bëhet gjithnjë e më i madh.
Si pjesë e programit të saj të Dekadës Dixhitale, Europa po përcakton objektivat e saj deri në vitin 2030. Qytetet në të gjithë kontinentin vazhdojnë të modernizohen dhe përmirësohen përmes përdorimit të teknologjisë dixhitale, me risi të mëtejshme si mjekësia elektronike dhe edukimi elektronik. Në të vërtetë, Wi-Fi së bashku me satelitin, fibrat dhe 5G është thelbësor për të siguruar një përzierje të vërtetë të lidhjes evropiane. Në këtë kontekst, dhe për t'u siguruar që Wi-Fi nuk "merret si i mirëqenë", kërkohet qasja e përjashtuar nga licenca në të gjithë brezin 6 GHz.
Në krahasim me rajone si Lindja e Mesme dhe Afrika, normat e qasjes të brezit të gjerë të Europës janë të larta, por ende duhet bërë më shumë për të ndërtuar mbi këto themele.
Dorina Kurtaj / SCAN

Familjet britanike paguhen për të reduktuar energjinë - Skema zvogëlon rrezikun për racionimin e saj në dimër
“National Grid” do të paguajë familjet dhe bizneset britanike për të reduktuar konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të pikut këtë dimër për të dytin vit......

Sa humbën eksportuesit nga Euro? - Studimi/ Diferenca të mëdha nga muaji në muaj, qershori shënoi -34.8 mln euro
Ndërsa kursi i këmbimit ka pasur luhatje të vazhdueshme muajve të fundit, ku monedha europiane preku fundin në raport me lekun, pasojat kanë qenë fatale për......

Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë - Letër zyrtare/ Masat për të amortizuar pasojat e humbjeve nga zhvlerësimi i Euros
Dëmet që zhvlerësimi i Euros ka shkaktuar tek bizneset eksportuese kanë bërë që këta të fundit të dalin me kërkesa të herë pas hershme ndaj Bankës së......

1 miliard euro nga lojrat e fatit online - Përfitimet e buxhetit të Holandës nga legalizimi
Legalizimi i lojrave të fatit online në Holandë ka dyfishuar të ardhurat e shtetit nga lojërat e fatit në pothuajse një miliard euro, sipas një raporti të......

Ndërtimi i urave, 51.6 mln euro kredi - Marrëveshja në Kuvend/ Fokusi, te veprat e rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet
Përveç kredisë prej 110.8 mln euro, një tjetër hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është marrë nga qeveria shqiptare. Marrëveshja ka......

Rritet ndjesia ekonomike, shkak kryesor ndërtimi - BSH: Besimi i konsumatorëve përsëri në rënie të lehtë, por mbi mesataren historike
Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm për muajin gusht. Sipas vrojtimit periodik të sapopublikuar nga Banka e Shqipësë, ky......

Paraja jashtë bankave rritet edhe në korrik - Arrin në 392,8 miliardë lekë, por kursi i këmbimit pakëson paranë e gjerë
Paraja në qarkullim jashtë bankave ka vijuar trajektoren rritëse edhe në korrik. Nga 389 miliardë lekë në qershor, paraja në qarkullim jashtë koropratave......

“Ushtria” e 600 mijë të pastrehëve në SHBA - Ana e errët e qyteteve të mëdha amerikane
Janë pothuajse 600 mijë çdo natë. Por, dhe gjatë ditës përfaqësojnë një prej plagëve sociale më të dukshme dhe të pamenaxhueshme të Shteteve të Bashkuara të......