Europa Postuar më 2 Shtator 2023, 11:02

Qeveria gjermane, 32 mld euro stimuj ekonomisë - Sektori i industrisë, kontroll për çmimet e energjisë elektrike!

Nga SCAN TV
Qeveria gjermane, 32 mld euro stimuj ekonomisë - Sektori i industrisë,

Qeveria gjermane po përgatit një paketë masash tatimore me vlerë 32 miliardë euro për të stimuluar ekonominë e lëkundur. Sektori i industrisë paralajmëroi se duhet të përfshijnë në paketë kontrollin e çmimeve të energjisë elektrike.

Akti i propozuar i ‘Mundësive të Rritjes’, mbulon periudhën nga viti 2024 deri në 2028 dhe ofron stimuj për kompanitë për investime të gjelbra dhe kërkim e zhvillim.

Kompanitë gjermane kanë paralajmëruar se paketa nuk është e mjaftueshme sepse nuk përfshin subvencione për energjinë elektrike. Zëra nga sektori i industrisë kimike theksuan se industria gjermane po sinjalizon një kërkesë të fortë për ndihmë ndërsa qeveria federale vazhdon të injorojë krizën. Ky sektor konsiderohet veçanërisht i goditur nga energjia elektrike e shtrenjtë. Sipas tyre kufizimi i çmimeve të energjisë elektrike është i nevojshëm për të ndaluar deindustrializimin.

Kancelari Olaf Scholz ishte i paqartë në përgjigjen e tij, duke thënë se qeveria ende po shqyrton çështjen e sigurimit të furnizimit me energji elektrike të lirë.

Ekonomia gjermane, më e madhja e Europës, ngeci në tremujorin e dytë, duke mos treguar shenja rimëkëmbjeje nga recesioni dimëror dhe konsolidoi pozicionin e saj midis ekonomive kryesore të botës me nivelin më të ulët të aktivitetit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat