Mikrofinanca preferon huatë në lekë kundrejt euros - 297 mijë mikrokredi në një vit. Bujqësia, sektori më i kredituar pasuar nga tregtia

Sektori i mikrofinancës ka shënuar rezultate pozitive përtej vështirësive që po shënojnë tregjet financiare. Në harkun kohor të një viti, sektori ka rritur portofolin e kredive por edhe ka përmirësuar cilësinë e tij. Sipas Soqatës Shqiptare të Mikrofinancave, Numri total i kredive të akorduara në numër për vitin 2022 ishte 297, 813 një numër i cili përfaqëson 37,876 ose 14.6% rritje krahasuar me një vit më parë. Shoqata ka bërë bilancin e performancës së sektorit, duke bërë me dije se nga këto, pothuaj peshën kryesore e zë kredia për individë me një shifër prej 274,999 duke shënuar shtesë prej 37,480 ose 15.8% më lart se viti 2021. Kredia e re e vendosur në dispozicion të biznesit u ngushtua këtë vit; shifra prej 15,717 eshte 267 ose 1.6% më pak se periudha vjetore e mëparshme.
Kreditë për fermerë dhe agrobiznese, u zgjeruan me 1000 ose 18.5%, ndërsa numri i kredive të tjera pësoi një rënie në vlerë absolute me 337 ose 32.4% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkaq, shoqëritë e kursim-kreditit shënuan zgjerim të aktivitetit të tyre kreditues me anëtarët dhe regjistruan një fitim neto pozitiv, duke treguar për një përmirësim të lehtë të cilësisë së portofolit nga një vit më parë. Raporti i huave me probleme ra në 5.4% krahasuar me 6.2% të një viti më parë.
Në portofolin e investimeve të SHKK-ve, peshën kryesore e zënë investimet në kredi (69%) dhe investimet në banka në formën e depozitave me afat (21%). Sektori që ka tërhequr pjesën më të madhe të financimit është sektori i bujqësisë (36%), i ndjekur nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë (13%).
Viti 2023 e ka gjetur sistemin financiar jobankar me një numër prej 38 subjekte financiare me një shtesë prej 3 subjektesh në raport me vitin 2021.
Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë së IFJB-ve përbëhet nga subjektet e kredidhënies dhe mikrokredisë (77%). Në vend të dytë vjen portofoli i subjekteve të qirasë financiare (22%) dhe portofoli i subjekteve faktoring (1%). Portofoli i kredisë së IFJB-ve arrin në 6.24% të totalit të kredisë së sistemit bankar, duke regjistruar një rritje prej 0.34 p.p. krahasuar me peirudhën e mëparshme Sektorët me nivelin më të lartë të financimit në vitin 2022 janë “Tregtia, riparimi i automjeteve” me 18.73%, “Aktivitete të tjera shërbimi” me 18.70% dhe “Ndërtimi” me 12.16%. Portofoli i IFJB-ve mbetet i orientuar drejt financimeve në monedhën vendase (66%) dhe me afat të mesëm maturimi (72%).
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

OPEC, rekord të ri për prodhimin e naftës në gusht - Pavarësisht humbjeve nga Irani shënohet niveli më i lartë nga 2018
Prodhimi i naftës të OPEC është rritur këtë muaj në nivelin më të lartë që nga 2018 pasi prodhimi libian u rikuperua dhe eksportet jugore të Irakut arritën një......

Sa shpenzohet për të papunët? - 418 përfitues hyjnë çdo muaj në skemën e pagesës së papunësisë
Individët të cilët kanë të paktën 12 muaj të punësuar dhe që ndërpresin marrëdhëniet e punës, kanë të drejtë të përfitojnë pagesë papunësie. Kjo pagesë, varion......

SHBA, 12 mld USD për prodhuesit e automjeteve - Objektivi, makinat elektrike dhe ato të avancuara
Administrata amerikane po ofron 12 miliardë dollarë grante dhe kredi për prodhuesit dhe furnizuesit e automjeteve për të rinovuar impiantet e tyre për të......

Kredi 110.8 mln euro për politikat e zhvillimit - Taksat dhe energjia, huaja nga IBRD bazohet në veprime që tashmë janë ndërmarrë
Qeveria shqiptare ka marrë një kredi prej 110.8 mln euro nga Banka Ndërkombëatre për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus politikat e zhvillimit. Sipas tekstit të......

Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet - Në total regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë
Qytetarët e BE-së po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje që janë të lidhura me internetin, sipas raportit të publikuar nga Eurostat. Në vitin 2022, më......

Familjet britanike paguhen për të reduktuar energjinë - Skema zvogëlon rrezikun për racionimin e saj në dimër
“National Grid” do të paguajë familjet dhe bizneset britanike për të reduktuar konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të pikut këtë dimër për të dytin vit......

Sa humbën eksportuesit nga Euro? - Studimi/ Diferenca të mëdha nga muaji në muaj, qershori shënoi -34.8 mln euro
Ndërsa kursi i këmbimit ka pasur luhatje të vazhdueshme muajve të fundit, ku monedha europiane preku fundin në raport me lekun, pasojat kanë qenë fatale për......

Eksportuesit, kërkesa të reja për BSH-në dhe Qeverinë - Letër zyrtare/ Masat për të amortizuar pasojat e humbjeve nga zhvlerësimi i Euros
Dëmet që zhvlerësimi i Euros ka shkaktuar tek bizneset eksportuese kanë bërë që këta të fundit të dalin me kërkesa të herë pas hershme ndaj Bankës së......