Europa Postuar më 4 Shtator 2023, 11:52

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”

Nga SCAN TV
Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia

Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023, sipas shoqatës dixhitale gjermane Bitkom.

Dëmi do të kalojë shifrën prej 200 miliardë euro për të tretin vit radhazi, sipas një sondazhi të Bitkom me më shumë se 1000 kompani në vemd. Ekonomia gjermane konsiderohet si një objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore. Kufijtë midis krimit të organizuar dhe aktorëve të kontrolluar nga shteti janë të paqarta, sipas presidentit të Bitkom, Ralf Wintergerst.

Rreth tre të katërtat e kompanive të anketuara pësuan sulme dixhitale në 12 muajt e fundit. Por rënia e lehtë e numrit të kompanive është një shenjë pozitive dhe tregon se masat mbrojtëse po japin efekt, sipas Wintergerst.

Kur u pyetën nëse "sulmet kibernetike kërcënojnë ekzistencën e biznesit, për herë të parë më shumë se gjysma e kompanive, ose 52%, thanë "po". Një vit më parë kjo shifër ishte 45%, dhe dy vjet më parë ishte 9%, sipas sondazhit.

Nga kompanitë që pësuan sulme, 70% denoncojnë vjedhjen e të dhënave të ndjeshme - një rritje prej 7 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar.

Zyra federale për mbrojtjen e kushtetutës u shpreh se përgjigja ndaj këtij kërcënimi në rritje është forcimi i ndjeshëm i bashkëpunimit me partnerët, zbulimi dhe reagimi i shpejtë ndaj sulmeve, si dhe përshtatja e vazhdueshme e mekanizmave të mbrojtjes.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat