Taksa “surprizë” për bankat në Itali - Ministri i ekonomisë qetëson situatën: Mund të përmirësohet

Taksa e re e Italisë mbi fitimet bankare mund të përmirësohet, deklaroi ministri i ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke mohuar se vendosja e saj ishte e padrejtë. Ai shtoi se ajo mund të përmirësohet, por kurrësesi të konsiderohet e pavend.
Muajin e kaluar, qeveria italiane i dha një goditje befasuese bankave të vendit duke paralajmëruar vendosjen e një takse prej 40% mbi fitimet e huadhënësve që rrjedhin nga normat më të larta të interesit, pasi kritikoi huadhënësit për mosshpërblimin e depozitave.
Aksionet e bankave ranë përpara se Ministria e Ekonomisë të sqaronte se taksa e re do të arrinte jo më shumë se 0.1% të totalit të aktiveve të tyre. Rreth 33% e të anketuarëve u shprehën në mënyrë shumë negative për masën dhe dy të tretat ishin përgjithësisht kundër saj.
Giorgetti e kundërshtoi këtë qëndrim duke thënë se ishte një taksë e drejtë dhe shteti kishte dhënë shumë garanci për sistemin bankar. Megjithatë, ministri kërkoi falje për trajtimin ‘e ngathët’ të projekt-propozimit.
Ai theksoi se merrte përgjegjësinë e plotë për gabimet në komunikim, por në fund versioni përfundimtar do të jetë diçka që të gjithë do ta vlerësojnë. Partia bashkëqeverisëse ‘Forza Italia’ dëshiron të përjashtojë kthimet e bonove të qeverisë nga taksa e re, konfirmoi lideri i saj Antonio Tajani, në mënyrë që të mos ndikojë në ankandet e ardhshme të obligacioneve.
‘Forza Italia’ po kërkon gjithashtu një përjashtim për bankat e vogla si dhe kërkon një garanci se taksa nuk do të zgjatet përtej vitit 2023. Giorgetti nuk komentoi propozimet e aleatit të tij të qeverisë për taksën bankare. Ai gjithashtu nuk dha asnjë shpjegim se kur do të privatizohej banka ‘Monte dei Paschi di Siena’, pavarësisht thirrjes së Tajanit për veprim të shpejtë. Giorgetti shtoi se situata do të zgjidhet me qetësi dhe askush nuk do të lejohet të caktojë afate dhe orare për sa i përket sistemit bankar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kina i jep Rusisë miliarda dollarë hua - Bankat kineze shmangin sanksionet perëndimore
Bankat më të mëdha të Kinës po ofrojnë gjithnjë e më shumë mbështetje të konsiderueshme financiare për Rusinë ndërsa sanksionet vazhdojnë të ushtrojnë presion......

Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për likuiditete - Bien flukset në të gjitha segmentet, në rritje vetëm huaja për kapital qarkullues
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në......

Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës - Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen......

Rënie me 6.7% e konsumit të energjisë në gjysmën e vitit – Humbja në shpërndarje bie gjithashtu me 8,1%
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia atribuoi rënien me 6.7% të konsumit të energjisë elektrike rritjes së......

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”
Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023,......

BMW dhe Mercedes prezantojnë modelet e reja elektrike – Nis sfida për të kapur Teslën me modele të reja
BMW dhe Mercedes po bëjnë shtytjen e tyre më të madhe deri më tani në makinat elektrike në një përpjekje për të shmangur konkurrencën në rritje nga lojtarët......

Inflacioni në Turqi shkon në 59% - Vështirësohet përballimi i kostos së jetesës për familjet në të gjithë vendin
Inflacioni arriti në 58.9% nga viti në vit në gusht në vend, më i larti që nga dhjetori 2022, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Ndërsa çmimet......

Kursi i këmbimit – Si e nisët valutat këtë javë?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane ka parë......