OSHEE, më shumë para nga kamatvonesat / Në janar-qershor arkëtoi 557 mln lekë, 130 mln lekë më shumë se 6-mujori 2022

Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u rrit në 6 muajt e parë të këti viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-qershor 2023 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arkëtoi rreth 577 mln lekë vetëm nga faturat që nuk janë likujduar në kohë nga klientët që furnizon me energji elektrike. Në raport me 6-mujorin e vitit të kaluar në total janë mbledhur rreth 130 mln lekë më shumë, duke qenë se për këtë periudhë u arkëtuan rreth 447 mln lekë.
Tendenca në rritje për të mos likujduar brenda afeteve faturat e energjisë elektrike u vu re edhe gjatë vitit 2022, ku sipas të dhënave zyrtare OSHEE arkëtoi plot 1.37 mld lekë apo rreth 505 mln lekë më shumë se në vitin 2021, ku nga kamatvonesat u arkëtuan rreth 869 milion. Ndërkaq, ajo që bie në sy është fakti se ndonëse sivjet është rritur arkëtimi në vlerë, numri i faturave për të cilat është mbledhur kamatvonesa ka pësuar rënie të konsiderueshme.
Në totaj sivjet është paguar kamatvonesë për 984,385 fatura apo për rreth 1.3 mln fatura më pak. Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.
Vlera e kamatvonesave të arkëtuara nga OSHEE
6-MUJORI 2022 447 MLN LEKË
6-MUJORI 2023 577 MLN LEKË
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Financim 361 mln lekë për rrugët e zonave turistike - FSHZH shpall fituesin, akset do përzgjidhen pas garës tenderuese
Me një ofertë prej 361 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur kompaninë fituese që do kryejë ndërhyrje në disa akse rrugore që lidhin zona turistike......

Taksa “surprizë” për bankat në Itali - Ministri i ekonomisë qetëson situatën: Mund të përmirësohet
Taksa e re e Italisë mbi fitimet bankare mund të përmirësohet, deklaroi ministri i ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke mohuar se vendosja e saj ishte e......

Kina i jep Rusisë miliarda dollarë hua - Bankat kineze shmangin sanksionet perëndimore
Bankat më të mëdha të Kinës po ofrojnë gjithnjë e më shumë mbështetje të konsiderueshme financiare për Rusinë ndërsa sanksionet vazhdojnë të ushtrojnë presion......

Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për likuiditete - Bien flukset në të gjitha segmentet, në rritje vetëm huaja për kapital qarkullues
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në......

Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës - Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen......

Rënie me 6.7% e konsumit të energjisë në gjysmën e vitit – Humbja në shpërndarje bie gjithashtu me 8,1%
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia atribuoi rënien me 6.7% të konsumit të energjisë elektrike rritjes së......

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”
Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023,......

BMW dhe Mercedes prezantojnë modelet e reja elektrike – Nis sfida për të kapur Teslën me modele të reja
BMW dhe Mercedes po bëjnë shtytjen e tyre më të madhe deri më tani në makinat elektrike në një përpjekje për të shmangur konkurrencën në rritje nga lojtarët......