Aksidentet me makina, dëmshpërblimet rriten me 12.2% / Janar-korrik, kompanitë e sigurimeve paguan 26 milionë euro për të mbuluar dëmet

Vera e këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme volumit të dënshpërblimeve që kanë paguar kompanitë e sigurimit për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga aksidentet. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,8 miliardë lekë, afërisht 26 milionë euro, duke pësuar një rritje me rreth 12.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato përbëjne edhe pjesën dërrmuese të dëmshpërblimeve të paguara deri në këtë fazë të vitit nga ana e kompanive të sigurimeve. Specifikisht, ato zënë 72% të totalit. Ndërkaq, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve për këtë periudhë, arritën në rreth 3,9 miliardë lekë, ose 5.43% më shumë se në muajin janar-korrik 2022.
Me ritme më të ulëta se dëmshpërblimet janë shtuar sigurimet e automjeteve për periudhën janar-korrik. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, arritën rreth 7,5 miliardë lekë, ose 7.81% më shumë se në muajin janar-korrik2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-korrik 2023 pati një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.
Lorenc Rabeta / SCAN

OSHEE, më shumë para nga kamatvonesat / Në janar-qershor arkëtoi 557 mln lekë, 130 mln lekë më shumë se 6-mujori 2022
Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u rrit në 6 muajt e parë të këti viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të......

Financim 361 mln lekë për rrugët e zonave turistike - FSHZH shpall fituesin, akset do përzgjidhen pas garës tenderuese
Me një ofertë prej 361 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur kompaninë fituese që do kryejë ndërhyrje në disa akse rrugore që lidhin zona turistike......

Taksa “surprizë” për bankat në Itali - Ministri i ekonomisë qetëson situatën: Mund të përmirësohet
Taksa e re e Italisë mbi fitimet bankare mund të përmirësohet, deklaroi ministri i ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke mohuar se vendosja e saj ishte e......

Kina i jep Rusisë miliarda dollarë hua - Bankat kineze shmangin sanksionet perëndimore
Bankat më të mëdha të Kinës po ofrojnë gjithnjë e më shumë mbështetje të konsiderueshme financiare për Rusinë ndërsa sanksionet vazhdojnë të ushtrojnë presion......

Biznesi ul kredinë në euro, rrit kërkesën për likuiditete - Bien flukset në të gjitha segmentet, në rritje vetëm huaja për kapital qarkullues
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në......

Gati taksimi i pronës! Arsyet e vonesës së reformës - Raporti/ Shkaqet natyrore dhe bashkitë penguan procesin
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen......

Rënie me 6.7% e konsumit të energjisë në gjysmën e vitit – Humbja në shpërndarje bie gjithashtu me 8,1%
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia atribuoi rënien me 6.7% të konsumit të energjisë elektrike rritjes së......

Krimet kibernetike kushtojnë 206 miliardë euro! - “Ekonomia gjermane objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore”
Vjedhja e pajisjeve dhe të dhënave të IT-së, si dhe spiunazhi e sabotazhi dixhital dhe industrial, do t'i kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në vitin 2023,......