Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën

Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime. Këto janë 2 nga 3 shoqëritë e fundit që nuk janë bashkuar ende sipas reformës që u ndërmor në sektor vitin që shkoi e që parashikon krijim e 15 shoqërive rajonale, nga 58 kompani ekzistuese.
Deri më tani janë krijuar 12 shoqëri rajonale, ndërkohë që me përfundimin e procesit në Vlorë e Shkodër, numri shkon në 14, duke mbetur vetëm ujësjellësi i Tiranës që do duhet të bashkohet me Kamzën dhe Vorën. Për t’u krijuar shoqëria rajonale është i nevojshëm miratimi nga Këshillat Bashkiakë, që për 3 shoqëritë e fundit ka hasur në pengesa për të arritur dakordësinë.
Ndërkaq, referuar hartës së miratuar ujësjellësi i Shkodrës do të bashkohet me Malësinë e Madhe, Pukën, Vaun e Dejës dhe Fushë-Arrëzin, ndërsa ujësjellësi i Vlorës do të bashkohet me Selenicën dhe Himarën. Në momentin që finalizohet bashkimi, bëhet edhe ndarja e 49% të aksioneve midis bashkive, ndërkohë që 51% e tyre i kalojnë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Referuar shoqërive të krijuara deri më tani, pjesën më të madhe të aksioneve e marrin bashkitë që janë qendra qarqesh, ndërsa më të voglat zotërojnë më pak aksione. Sipas qeverisë, reforma në sektor erdhi për shkak të performancës së dobët komerciale të ujësjëllësve, e kombinuar me nivele të larta të ujit pa të ardhura që arrijnë në 65.5%, ndërsa humbjet financiare dhe borxhet e kompanive janë të larta.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

iPhone i ri, karikues i ri: Apple i përkulet rregullave të BE-së
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin......

‘Kim Jong Un pritet të takojë Putinin' – Qëllim kryesor shitja e armëve për përdorim në luftën në Ukrainë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti mund të vizitojë Rusinë për të takuar Vladimir Putin dhe për t'i shitur atij armë për t'i përdorur në luftën në......

Rriten me 30% kërkesat për azil në BE për 2023 - Rreth 41% e aplikimeve në shkallën e parë kanë marrë përgjigje pozitive
Kërkesat për azil të regjistruara në vendet e BE-së, Norvegji dhe Zvicër u rritën me pothuajse 30% gjatë gjysmës së parë të 2023, krahasuar me një vit më......

Marrëveshje Shqipëri - Kosovë / Lehtësohen procedurat në pikat e inspektimit kufitar, për produktet me origjinë joshtazore
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës,......

Kursi i këmbimit – Bien monedhat kryesore, dollari në rritje
Dollari amerikan e ka nisur ditën me një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane nga ana......

Profili/ Nga OSBE dhe Ministria e Mbrojtjes. Kush është Igli Hasani, i propozuar si ministër i Jashtëm
Igli Hasani është propozuar në detyrën e ministrit të Jashtëm. Hasani vjen nga një karrierë e gjatë diplomatike. Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në OSBE......

Profili/Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë
Albana Koçiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë. Koçiu mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të......

Nga Harvardi e LSE në krye të AMF/ Kush është ministri i ri i Financave, Ervin Mete
Ministri i ri i Financave, i propozuar nga kryeministri, Ervin Mete ka ushtruar prej majit 2020 detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të......